I ri Vrasja e Sokolit Shiko më të madhe

Vrasja e Sokolit

Arben Rrozhani BG0073

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sokol Olldashi është vrarë. Kjo pyetje ka munduar shumëkënd, përfshirë edhe gazetarin dhe opinionistin e njohur Arben Rrozhani, i cili me këtë libër sjell anë të panjohura të vdekjes s ish-deputetit të PD-së, Sokol Olldashi përmes një biografie të plotë, e cila është e shoqëruar edhe me intervista, dokumente dhe dëshmi të reja të cilat zbardhin aksidentin.

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Helga's Secrets

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri “Vrasja e Sokolit”, një biografi për ish-ministrin dhe ish-deputetin e PD-së, që vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013, në një aksident të dyshimtë.

Libri me parathënie nga studiuesi i mirënjohur Agron Alibali, sjell intervista nga miqtë dhe shokët e Olldashit për jetën, aktivitetin politik dhe shuarjen e politikanit që u shua në moshën 42-vjeçare.

Për herë të parë pubikohet edhe një pjesë nga dosja e prokurorisë për aksidentin, me dëshmitë e policëve që shkuan në vendngjarje, ish-shoferit të Olldashit, ish-deputetit Igli Cara dhe banorëve pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

Gjithashtu është edhe intervista e një ish-hetuesi që deklaron i sigurtë që ngjarja e 5 viteve më parë është një vrasje.

Parathënia e librit, e përgatitur nga Agron Alibali

Të shkruash për një personalitet të dy-tre brezave të shkuara e më tej është mjaft e vështirë, por edhe relativisht e lehtë. E vështirë sepse duhet të qëmtosh arkiva, të gjurmosh ngjarje, të ringjallësh personalitete e karaktere, e të interpretosh rrjedha të historisë. Nga ana tjetër, është e lehtë sepse trajtimi i së shkuarës relativisht të largët të përball deri diku me më pak kundërshti e oponenca; gjërat herët a vonë bëhen të qarta, të prera, duke zënë si guri i rëndë vendin e vet.

Kurse të shkruash për një personalitet bashkëkohor është disa herë më e vështirë, dhe kurrsesimë e lehtë, pasi puna hulumtuese për ta rijetëzuar personazhin tënd do t'i nënshtrohet çdo çast syrit kritik, e madje të pamëshirshëm, të dëshmitarëve të sotëm, bashkëkohës.

Me librin e vet për politikanin vibrant Sokol Olldashi, Arben Rrozhani ia ka dalë të na risjellë të gjallë një personalitet të shquar të politikës dhe jetës publike shqiptare, që edhe pse u nda nga ne shumë shpejt, përjetohet e përkujtohet përditë pikërisht me mungesën e tij, me karakterin, gjallërinë, vendosmërinë, parimësinë, mprehtësinë, shkurt, me prirjen për të sfiduar pa kurrfarë ngurrimi atë çka shumëkush do ta pranonte si "politikisht korrekte".

Arben Rrozhanin, e kam njohur për herë të parë në Boston, në mjediset e restorantit të famshëm "Anthony's Pier 4" të shqiptaro-amerkanit të madh Anthony Athanas, tek ishim mbledhur në një veprimtari kremtuese për Kadarenë. Arbeni kishte ardhur në djepin e diasporës shqiptaro-amerikane për të marrë pjesë në një kurs specializimi për gazetarë, të sponsorizuar nga qeveria amerikane.

I qetë, punëtor, pa shumë fjalë, tepër i mprehtë, dhe me një sens flegmatik humori, Arbeni shpejt u shqua si ndër penat më profesioniste të gazetarisë shqiptare, që shquhej për analiza të kthjellta politike, thuajse përherë të balancuara, ku rrallë nuk mund të mos shquaje sensin qytetar dhe atdhetar.

Ndër sfidat e tjj profesionale pa dyshim që libri biografik për Sokol Olldashin është ndër më të arrirët.

Autori i këtyre radhëve nuk ka patur rastin ta njohë personalisht Sokol Olldashin. Megjithatë, mund të shënohen dy momente kur rrugëtimet e jetës na janë ndërpuqur, momente të cilat autori i cek në librin që po shfletojmë sot.

Në vjeshtën e vitit 2013 qeveria shqiptare e sapodalë nga zgjedhjet u përball me një nga sfidat më të çuditshme e krejt të paparashikuara. Një ndër premtimet parazgjedhore të saj kishte qenë ndalimi i importit të mbetjeve nga jashtë, duke iu përgjigjur kësisoj shqetësimit të ligjshëm qytetar që vendi të mos kthehej në kazan plehrash i Europës. E megjithatë, asaj iu desh të mbante qëndrim për një kërkesë të papritur nga vendi mik më i madh për shqiptarët, nga SHBA, dhe pikërisht për importimin dhe asgjësimin në Shqipëri të arsenalit të rrezikshëm të armëve kimike të Sirisë.

Të gjithë i mbajmë mend ato orë, ditë e javë të vrullshme. Mobilizimi dhe angazhimi qytetar ishte i jashtëzakonshëm. "Ishte vërtet e çuditshme dhe e papritur ajo që ndodhi", do të më thoshte kohë më pas një shkrimtar dhe opinionist i njohur, "pasi papritmas edhe i gjithë shtypi u bashkua me shoqërinë civile, pavarësisht nga lidhjet apo interesat që pronarët e tij kishin pasur me pushtetet".

E megjithatë, ndërsa trysnija ndaj qeverisërritej, të gjithë po vërenim me habi heshtjen e opozitës. Në fakt, ajo dukej si heshtje e kalkuluar politikisht. Me gjasë opozita nuk donte të dilte menjëherë dhe haptas kundër Ëashingtonit, ndërkohë që diplomatë amerikanë kishin patur kontakte të dendura me të dhe me vetë qeverinë. Po ashtu, opozita synonte të nuhaste edhe hapat e qeverisë, në mënyrë që të kalibronte reagimin e saj. Shkurt, me ngurrimin e vet të pazakontë, politika kishte mbetur në bisht të lëvizjes qytetare.

Dhe pikërisht në momentin më kulmor, kur protesta popullore po kthehej në zemërim, dhe trysnia ndërkombëtare ishte në rritje, erdhi edhe krisja e parë nga politika. Zanafillau bë pikërisht deklarimi i Sokol Olldashit me 11 nëntor 2013.Do të shkruante ai: "Ju ftojmë të gjithëve nesër në orën 14:00, në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës, t'i bashkohemi protestës qytetare: JO ARMËVE KIMIKE NË SHQIPËRI.!!! Është detyrë e çdo qytetari të vendosë një gur në themelet e barrikadës së vullnetit popullor ku duhet të ndalet qeveria Rama". Kjo ishte çarja që solli kthesën vendimtare.

Ditët në vijim të asaj epopeje historike, deri në deklarimin përfundimtar të Kryeministrit të Shqipërisë, tashmë janë pjesëe historisë.

Libri i Rrozhanit i përcjell ngjarjet bashkëkohore historike përmes një kombinimi tërheqës të gazetarisë hetimore me rrëfime të kthejjlta e të sinqerta të miqve, shoqeve, kolegëve e bashkëpunëtorëve, e madje edhe kundërshtarëve të rreptë politikë të Olldashit.

Politikani i ri dhe karizmatik i së djathtës shqiptare shfaqet aty me të gjitha dritëhijet e tij, çka, na e përcjell Sokoliin sot, si edhe të tjerë para tij, edhe më njerëzor. Është e natyrshme që në këtë libër të jepen edhe pretendimet për lidhjet e Olldashit me krimin e organizuar në zonën e tij zgjedhore. Mirëpo, siç e dimë të gjithë, Kushtetuta e Shqipërisë, në bazë të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë, sanksionon se askush nuk mund të "quhet" fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës [Neni 30 i Kushtetutës së Shqipërisë]. Vallë a nuk mund ta gëzojë këtë të drejtë edhe një ish-i gjallë, i cili fatkeqësisht nuk ndodhet sot midis nesh?

Sokol Olldashi u farkëtua si karakter në familjen e tij të shëndoshë, që u detyrua të pësojë një thagmë të mirëfilltë persekutimi si pasojë e diktaturës komuniste. Një mëngjes të 15 tetorit të vitit 1975, 84 familje të Tiranës iu nënshtruan internimit politik, në njërën prej masave më represive e masive të regjimit komunist. Sokoli ishte vetëm 3 vjeç kur sëbashku me të vëllain, u detyrua t'i hipë kamionit në prehrin e nënës së vet, Kozetës. Kjo ditë, kur edhe unë bashkë me familjen time u internuan në Jugun e thellë shqiptar, përbën pikëtakimin e dytë me Olldashin.

Mirëpo kjo tronditje e madhe as nuk e ligështoi, dhe as nuk e dobësoi Sokolin. Përkundrazi, me jetën e tij të mëpasmë, me këmbënguljen, vendosmërinë e optimizmin e brendshëm, ai e kthye atë goditje të ashpër në vegjëli të tij,në vullnet e forcë të pamatë për të parë e ecur gjithnjë përpara. Shkurt, Sokoli u kalit për të përballuar të ardhmen, dhe për t'u bërë vetë pjesëmarrës i vendosur e aktiv në ndryshimet e mëdha qëkoha do të sillte.

Duke parë gjendjen e sotme të politikës shqiptare mund të argumentohet bindshëm se një shpirt rebel, por edhe ndërtues, një polemist i mprehtë, e i ashpër, por edhe bashkues, një politikan vizionar dhe atdhetar si Sokol Olldashi, do t'i duhej shumë vendit. Këtë boshllëk na e plotëson deri diku Arben Rrozhani. Si mik e koleg i afërt e i hershëm i Olldashit, ai na e sjell Sokolin të gjallë, të prekshëm e jetësor në këtë libër, i cili të rrëmben, por edhe të fut thellë në mendime. Për gjithë sa më sipërurojmë jo veç lexim, por dhe përsiatje të mbarë.

Nju Jork, 2 nëntor 2018

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe206
RedaktoriAgron Alibali
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë