Cmim i reduktuar! Gazeta Liria - botim anastatik I koleksionit te plote Shiko më të madhe

Gazeta Liria - botim anastatik i koleksionit te plote

Mid’had Frashëri (botues) MAS0044

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALSAR, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
ISBN9789928243577

10 800 Lekë

-10%

12 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky botim anastatik i koleksionit të plotë të së perkohshmes javore Lirija vjen nga Botimet ALSAR, pas botimit anastatik të së përkohshmes tjetër Diturija me po të njëjtin botues, Midhad Frashërin (Lumo Skëndon).
Këto dy botime janë të rëndësishme për të njohur fondin kulturor të trashëgimisë tonë kombëtare, sidomos ne aspektin intelektual. Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Numri i saj i parë doli në Sofje më 14 korrik të vitit 1908 dhe vijoi më pas botimin në Selanik, derisa u mbyll më 25 dhjetor në vitin 1910. Ndërsa nga përmbledhja numri i fundit daton më 25 qershor 1926. Natyra poliedrike e Lumo Skëndos ka lënë gjurmë të thella në linjën editoriale të gazetës duke e bërë atë autorin qëndror të saj.
Pavarësisht bashkëpunimit me personalitete të tjera të jetës politike e kulturore shqiptare, gazeta Lirija përcjell mendjen dhe zemrën e trashëgimtarit të Frashërllinjëve.
Lirija merr sot peshën e një dokumentari të vlefshëm për historinë e letërsisë shqipe, veçanërisht të zhanrit të udhëpërshkrimit.
Gazeta e përjavshme Lirija ishte nje organ shtypi i cili paraqiste arritjet e larta të gazetarisë dhe publicistikes shqiptare të kohës, si nga pjesëmarresit e saj, si nga ndërtimi dhe tematikat që trajtonte. Ajo kishte si synim qëndror, ngjizjen dhe forcimin e idesë kombëtare, por edhe informimin rreth realitetit politik në të cilin gjendej populli shqiptar asokohe.
Nëpërmjet këtij koleksioni në trajtë anastatike, ne mund të rishqyrtojmë dhe analizojmë më mirë, rrethanat historike përpara pavarsisë tonë kombëtare, si dhe zhvillimet kulturore dhe politike të kohës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe432
ISBN9789928243577
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim