Cmim i reduktuar! Debim me force nga stacioni i trenit Shiko më të madhe

Debim me force nga stacioni i trenit

Xhenson Çela A-000827

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky eshte nje liber komiks (me grafika) qe sjell nje drame njerezore me banoret e zones se Stacionit te Trenit, shumica popullesi e komunitetit rom, te cilet i nxorren nga banesat e tyre

Më shumë detaje

88 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Gent Grafik
ISBN9789928294456

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Autori Xhenson Cela ka zgjedhur nje menyre te vecante komunikimi per te percjelle nje histori te dhimbshme njerezore: Permes grafikave me ngjyra ai ka kapur momente te largimit nga banesat e tyre te banoreve te zones se Stacionit te Trenit, vendi ku ishte projektuar ndertimi i Bulevardit te Ri.

Autori ka sjellë fragmente të ndryshme të fateve njerëzore, ku shumë familje mbeten pa strehë.

Në terrin e natës, i shoqëruar me shi, një grup personash të paidentifikuar sulmojnë me molotov banesat e komunitetit rom. Familjet pas disa kohësh zhvendosen në një strehë të përkohshme që ishte në pronësinë e Ministrisë së Çështjeve Sociale. Për shkak të kushteve të vështira banorët detyrohen që të kërkojnë një vend tjetër më të mirë për të jetuar.

Këtu vijnë të rrëfyera përmes grafikave historitë e Aldos, Kujtimit, Gaborit, Zamirës dhe Nikut, të cilët jetojnë mes frikës, ankthit, presionit dhe pasigurisë për një jetë të qetë.

Personazhi kryesor është një djalë 16-vjeçar i cili braktis shkollën për t’i ardhur në ndihmë nënës së tij dhe vëllait të vogël. Por secili prej personazheve ka histori për të treguar, ku përmes tyre vjen drama e jetës sociale në Shqipëri.  

Xhenson Çela ka studiuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe është i pasionuar që të shkruajë histori me ngjarje nga jeta e përditshme.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe80
ISBN9789928294456
RedaktoriBehar Gjoka
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë