Catherine Dunne BDI0075
Libër i ri
Një roman tërheqës që të përpin të tërin, ku shkrimtarja dublinase, falë gjuhës së zhdërvjellët dhe të goditur, me një paraqitje bindëse të situatave dhe të gjendjeve shpirtërore, na dhuron një portret sa të vërtetë e prekës, aq edhe ironik e plot gjallëri të krizës së një çifti, e parë kjo me syrin e një gruaje.
505 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789994346288 | |
Dublin. Jemi në shtëpinë e Rozës dhe Benit. Ajo është në kuzhinë, ndërsa ai gati të dalë, si çdo mëngjes. Por kjo ditë është ndryshe nga të tjerat, sepse Ben nuk shkon në zyrë: po braktis Rozën dhe tre fëmijët, duke i përplasur derën në fytyrë, më shumë se njëzet vjet martese. Do të kthehet, vallë? Por, kur? Pas një bashkëjetese që deri dje besonte se ishte e lumtur, Roza e gjen veten fill e vetme. "Nuk ishte më gjysma e një çifti borgjez të respektuar dhe të lidhur fort. Ishte gjysma e asgjësë." Ndërsa ndjek një rrugë të brendshme, shënjuar nga ndjenja të përziera ndaj njeriut që mendonte se e njihte mirë, dhe nga dyshime dhe ndjenja faji, Roza është e detyruar të merret me emergjencën e menjëhershme ekonomike, të improvizojë kryefamiljaren, të sajojë një zanat dhe ekuilibër të ri familjar. Falë mbështetjes së njerëzve pranë dhe burimeve që nuk e dinte se i kishte, ia del të marrë në dorë rutinën e shtëpisë dhe të ndreqë plagët e shpirtit.
| Faqe | 280 |
| ISBN | 9789994346288 |
| Redaktori | Tereza Basho |
| Viti i Botimit | 2007 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
Protagoniste e historisë është sërish Roza, gruaja që në librin "Gjysma e asgjësë" ia doli mbanë për të rimëkëmbur jetën e saj pas braktisjes së të shoqit. Pasi hodhi pas krahëve katastrofën bashkëshortore, krijoi një mënyrë të re jetese për veten dhe për fëmijët. Por jeta i sjell një të papritur tjetër...