Një roman tërheqës që të përpin të tërin, ku shkrimtarja dublinase, falë gjuhës së zhdërvjellët dhe të goditur, me një paraqitje bindëse të situatave dhe të gjendjeve shpirtërore, na dhuron një portret sa të vërtetë e prekës, aq edhe ironik e plot gjallëri të krizës së një çifti, e parë kjo me syrin e një gruaje.
Protagoniste e historisë është sërish Roza, gruaja që në librin "Gjysma e asgjësë" ia doli mbanë për të rimëkëmbur jetën e saj pas braktisjes së të shoqit. Pasi hodhi pas krahëve katastrofën bashkëshortore, krijoi një mënyrë të re jetese për veten dhe për fëmijët. Por jeta i sjell një të papritur tjetër...