Virgjil Muçi BDI0788
Libër i ri
Edhe pse produkt i fantazisë dhe i trillit artistik, ky roman duhet këqyrur si një autopsi e shpirtit njerëzor, ngase ashtu si të gjitha autopsitë synon të nxjerrë në dritë të diellit të keqen e padukshme që fshihet nën epidermë.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928816283 | |
Tri jetët e zotit P. është një roman për dashurinë. Dashurinë e pakufishme dhe të patjetërsueshme të një njeriu për pushtetin mbi qeniet njerëzore në shprehjen e vet më të plotë, jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht. Për hir të këtij misioni, Zoti P. kuturiset e ndërmerr një udhëtim të pazakontë në tri botë: atë të vdekatarëve të rëndomtë, pra Toka; atë të hijeve të përjetshme, Nëntoka; për t'u ndalur në stacionin e fundit, aty ku shtrëngohet të paguajë haraçin: mohimin e vetvetes, për të siguruar përjetësinë.
Në qoftë se marrëdhënia e zotit P. me pushtetin është diçka sublime, marrëdhëniet e tij me qeniet e tjera njerëzore janë më të koklavitura dhe rrokin një dimension tragjiko-komik. Rreth zotit P. gëlon një mizëri njerëzish: bashkëpunëtorë, të dashura, ish-miq e shokë, familja madje, që në sytë e tij nuk janë veçse vartës, qenie servile dhe hipokrite që synojnë ta mashtrojnë dhe, në një mënyrë ose një tjetër, t'i rrëmbejnë atë çka është jetike për të: Pushtetin.
Dhe në fund një këshillë për lexuesin: mos u rrek t'i veshësh një emër të përveçëm personazhit dhe/ose personazheve. Kjo do të ishte një përpjekje e kotë, e pafrytshme dhe, në fund të fundit, e padobishme; thënë më shkoqur një grackë ku shkojnë e gremisen naivët e mendjelehtët që nuk shohin përtej hundës së tyre.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 272 |
| ISBN | 9789928816283 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Këtu është një botë magjike që do ta donte ta kishte një fëmijë apo një i rritur; është një mal plot fantazi që vjen nga gurra popullore shqiptare, e cila është futur nën furkën tjerrëse të rrëfimtarit dhe mjeshtrit të gjuhës shqipe Virgjil Muçi. Ashti kombëtar që vjen në këto përrallat shqiptare e bën këtë përmbledhje të dashur dhe të përjetshëm për...
Këtu është një botë magjike që do ta donte ta kishte një fëmijë apo një i rritur; është një mal plot fantazi që vjen nga gurra popullore shqiptare, e cila është futur nën furkën tjerrëse të rrëfimtarit dhe mjeshtrit të gjuhës shqipe Virgjil Muçi. Ashti kombëtar që vjen në këto përrallat shqiptare e bën këtë përmbledhje të dashur dhe të përjetshëm për...
Me sytë e mendjes shohim kështjella të mrekullueshme me salla të zbukuruara e të hijeshuara, ku dëfrenin muzikantët e poetët, ku hidhnin valle dama të hijshme dhe u merrnin mendtë të rinjve me hiret e tyre. Kalorës, pazhë e shërbëtorë të veshur me petka të fisme, që shprehnin pasurinë e zotërinjve të tyre dhe u jepnin jetë e gjallëri kështjellave dhe...
Natyrë mort me kulturë, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit.
Këtu është një botë magjike që do ta donte ta kishte një fëmijë apo një i rritur; është një mal plot fantazi nga të gjitha krahinat e Shqipërisë që vjen nga gurra popullore, e cila është futur nën furkën tjerrëse të rrëfimtarit dhe mjeshtrit të gjuhës shqipe Virgjil Muçi. Ashti kombëtar që vjen në këtë set me dy vëllime “Përralla shqiptare 100+1” duke i...
Ky roman është fitues i çmimit Kadare për vitin 2018 dhënë nga Instituti Pashko. Juria e ka argumentuar çmimin me motivacionin “Për mënyrën se si ndërton përmes gjuhës rrugëtimin jetësor. Një grotesk ndaj banalitetit, i cili kërkon të zbehë njerëzoren, të shenjtën, duke e zëvendësuar me përshtatjen e pafundme”.
Libri “Fajin ma ka gjuha” përmban 14 tregime dhe 1 novelë. Ilustrimet mjeshtërore të Ardian Kapos i japin hijeshi të veçantë.
Virgjil Muçi vjen me nje roman tjeter para lexuesit shqiptar, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese UET Press, ku autori spikat me mjeshtrine narrative, regjistrat e ironise dhe sarkazmes qe perdor ne nje mjedis qe e ke te veshtire ta perceptosh....
Përrallat janë histori të shkurtra, personazhet e të cilave shpesh janë kafshë, dhe mbyllen me një moral ose me një mësim për jetën.Ky libër është plot me përralla, prandaj doemos që ...