Më tepër
Jazra Khaleed Grozni është një koleksion poezish nga poeti me të njëjtin emër. Vargjet e këtij libri janë të mbushur me stuhi dhe revoltë, duke kumtuar njëkohësisht një thirrje për një botë më të mirë, të prirë nga dashuria për tjetrin. Drama e refugjatëve nga Lindja e Mesme të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për të përfunduar në thellësitë e Egjeut, demokracitë hipokrite të perëndimit, pabarazitë ekonomike mes të pasurve dhe të varfërve pasqyrohen në një poezi ritmike nën tingujt e hip-hopit, që di të sfidojë realitetin aktual shpeshherë të sunduar nga fryma e konsumerizmit, racizmi dhe korrupsioni. Ky libër vjen në shqip nga përkthyesja e mirënjohur Eleana Zhako.