Libri “Burri im” përshkruan jetën dhe mendimet e grave brenda martesës dhe marrëdhënieve me burrat e tyre. Përmes tregimeve të ndryshme, ai tregon ndjenjat, dilemat dhe përvojat që gratë përjetojnë në jetën e përditshme bashkëshortore. Me një stil të thjeshtë dhe realist, libri nxjerr në pah sfidat, pritshmëritë dhe kompleksitetin e marrëdhënieve në çift.
Një hartë fantastike e lokaleve të Tiranës; udhëtime melankolike në kohë drejt vitit të stuhishëm 1992; skica arketipale të gruas, nënës, fëmijëve dhe detit; himne kënduar të pafajshmëve dhe të vegjëlve në trajtën e Gjelave të Detit, dhe kolona zanore e një brezi të tërë. Libri i poezive të Kolo Cukalit, është një mozaik i magjishëm ku të gjithë mund të...
Nadja konsiderohet si një nga veprat më përfaqësuese të surrealizmit. Libri është botuar për herë të parë më 1928 dhe bart një histori dashurie midis shkrimtarit dhe një vajze nga Parisi, që shumë shpejt shndërrohet në motivin kryesor të meditimeve të autorit mbi përkimet magjike “surreale” që shenjojnë mbarë jetën e tij.