Terr dhe bashkepunetore Shiko më të madhe

Terr dhe bashkepunetore

Sigitas Parulskis A-005602

Libër i ri

494 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062758

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Kam lindur në veri të Lituanisë, në periferi të qytetit të vogël të Obeliait. Për të qenë më i saktë, pranë tokave të një ish-çifligu, në një nga ato shtëpizat e vjetra që u përkisnin punëtorëve, të cilat edhe sot e kësaj dite, kanë po ato çatitë e stilit të vjetër me pllaka guri.

...në drejtim të veriut, përtej mullirit me erë që kishte kohë që nuk e kapte më erën, midis shkurreve dhe barit, ndodhej një varrezë e vjetër. Gurët e varrit të zbukuruara me shenja të mëdha, të pakuptueshme e gjithë kënde, qëndronin aty, të kërrusura dhe të ngrira në pozicione të ndryshme. Ne, fëmijët që jetonim në territorin e çifligut, zakonisht bënim lojëra me luftë aty. Të rriturit e quanin atë “varreza e hebrenjve”, dhe këto fjalë për ne fëmijët kishin një tingull jashtëzakonisht të mistershëm, pothuajse si fjalët “piratë” ose “thesar", ngaqë nuk kishte pasur asnjë hebre në qytezën tonë prej shumë kohësh. A Kurrë nuk kishim dëgjuar të flitej për hebrenjtë e fshatit tonë, as në shkollë e as në shtëpi. Ishte sikur ajo varrezë të datonte që nga kohërat e piramidave të Egjiptit ose që nga koha e Akropolit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe326
ISBN9789928062758
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElisa Ivanaj