I ri C'eshte populizmi Shiko më të madhe

C'eshte populizmi

Jan-Werner Muller A-003586

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër analitik dhe provokues shtrihet në histori dhe merr shembuj nga Amerika Latine, Evropa dhe SHBA-ja, për të përcaktuar karakteristikat e populizmit dhe shkaqet e thella të triumfit elektoral në kohët tona.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
ISBN9789951721677

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Donald Trump, Silvio Berlusconi, Marine Le Pen, Hugo Chávez – populistët po rriten gjithmonë e më shumë përgjatë globit. Por çfarë është saktësisht populizmi?

A duhet quajtur populist çdokush që kritikon Wall Street-in apo Washington-in? Cili është dallimi i saktë mes populizmit të majtë dhe atij të djathtë?

A e sjell populizmi qeverinë më afër popullit apo është kërcënim për demokracinë?

Kush është “populli” dhe kush mund të flasë në emër të tij? Këto pyetje nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të ngutshme.

Në këtë vëllim novator, Jan-Werner Müller argumenton se në thelbin e populizmit ekziston një refuzim i pluralizmit. Populistët pretendojnë gjithmonë se ata dhe vetëm ata përfaqësojnë popullin dhe interesat e tij.

Müller gjithashtu tregon se përkundër dijes konvencionale, populistët mund të qeverisin mbi bazën e pretendimit të tyre për përfaqësim ekskluziv moral të popullit; nëse populistët kanë mjaftueshëm pushtet, do të përfundojnë duke krijuar një shtet autoritarist, që përjashton të gjithë ata që nuk konsiderohen si pjesa “e duhur” e popullit.

Libri propozon një numër strategjish konkrete për mënyrën se si liberal-demokratët duhet të përballen me populistët dhe si t’i marrin parasysh deklaratat e tyre që i drejtohen ekskluzivisht “shumicës së heshtur” apo “popullit të vërtetë”.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe154
ISBN9789951721677
Viti i Botimit2019
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElena Topulli