I ri Cmim i reduktuar! Pëshpërimë gruaje Shiko më të madhe

Pëshpërimë gruaje

Klara Buda UE0181

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani Pëshpërimë Gruaje është një fiksion që i vendos ngjarrjet në vitet 80- të në regjimin totalitar shqiptar dhe trajton rrugën e individëve nga një kolektivitet mbytës drejt lirisë. Megjithe terrorin e friken ideali i lirisë, ka mbijetuar githmone edhe në diktaturat më të ashpra.

Review e Mandi Gueguen rreth këtij romani e gjeni tek linku këtu

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët305
ISBN9789928213136

765 Lekë

-15%

900 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I pritur mjaft mirë nga kritikët letrarë dhe lexuesit shqiptarë, ky roman është konsideruar tanimë si një vepër që ka shënuar një pikë kthese në letërsinë e një vendit të vogël ballkanik, duke premtuar, sipas Rudolf Markut, kritik i njohur letrar, rilindjen e saj. Marku e përshkruan veprën e Klara Budës si : “autopsia e një sistemi totalitar, riprodhimi i një realiteti të ashpër që në disa momente kthehet në makabër…Megjithë nën një re kloroformi, lexuesi nuk bie gjumë, madje në të kundërt, gjuha dhe imagjinata e tij zgjojnë kujtesën e anestizuar, duke i evokuar lexuesit një realitet të pushtuar nga amnezia (harresa). Ky roman i mungonte letërsisë shqiptare”.

Alexandre Zotos, që ka bërë përkthimin në frëngjisht të veprës, nxjerr në pah një “dimension supra-historik dhe supra-gjeografik”, një roman që lartëson jetën në gjithë esencën e ripërtëritjes së saj. « [… ]nuk është rastësi që, në kontrapunkt të folklorit vulgar (dhe nacionalist), të orkestruar nga pushteti diktatorial, romancierja na flet për këtë formë tjetër të riprodhimit që është mbarsja artistike, dhe paralelisht, të shkëmbimit të vërtetë të artit, të ushqimit të vërtetë që duhet të përfitohet prej artit. Gjendemi këtu në një pikë ku fjala njerëzim nuk dallohet më nga ajo humanizëm

Pjesë nga review e Mandi Gueguen, të cilën e gjeni tek linku KETU

FRAGMENT

“ Të tulatur e të puthitur te njëri-tjetri dhe duke mposhtur dridhjen e trupave të tyre e mbajtur frymën, por pa shumë pushtet mbi një drithërimë tjetër që sinkronizonte rrahjet e zemrave të tyre dhe përhapej në rrathë koncentrikë nga vullkani përvëlues i Almës drejt virilitetit paqtor të Adrianit [...] »

Vështrimi i Almës normalisht i flaktë, dukej sikur kishte humbur. Sytë e saj, për të cilën thuhej se nuk trembej, shprehnin frikë. Që nga momenti i arrestimit, një natë më parë, Adriani nuk kishte mbyllur sy. Atij nuk i kishin bërë asnjë pyetje për lidhjen me Almën, çdo gjë kishte ardhur papritur dhe ai nuk e kishte menduar se çfarë do të thoshte për marrëdhënien e tyre, por për asgjë në botë nuk do ta cenonte atë. Si pak të tjerë, ai qe ndërgjegjësuar se në atë sistem, të dashuroje, duke shpërfillur biografinnë, ishte në vetvete një akt rezistence...”

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët305
ISBN9789928213136
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori