I ri Triumf Shiko më të madhe

Triumf

Andi Lila BVT0010

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo autobiografi ka nisur të shkruhet me dashurinë më të madhe për Shqipërinë dhe gjithë ata që kanë mbështetur ngjyrat kuqezi pa asnjë interes. Me dëshirën e madhe për të rikthyer sadopak këtë mbështetje ndaj çdo shqiptari, kemi vendosur që gjysma e të ardhurave që do të përfitohen nga shitja e këtij libri të jepen për familjet në nevojë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Vëllezërit Tafa
ISBN9789928318107

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Fatmir Efica - gazetar

Jam i gëzuar që ANDI LILA, ndërmori iniciativën ta rrëfejë karierën e tij në një mënyrë ndryshe. Duke pasqyruar në mënyrën më të thjeshtë jetën e tij të lidhur ngushtë me FUTBOLLIN, në një libër. Rrugëtimi i këtij futbollisti shembullor është shumë orgjinal, sjell fakte e ngjarje të mrekullueshme, të papublikuara kurrë më parë. Madje disa të vijnë aq këndshëm sa kanë brenda edhe batuta e humor. Emocionet, kujtimet, xhentilesa për të respektuar shokët, drejtuesit dhe në mënyrë të veçantë tifozët në afër dy dekada jetë të karierës së futbollistit Andi Lila, janë një dritare komunikimi, përvoje dhe referencë e nevojshme për t›u njohur.

Futbolli ka stacionet e tij dhe Andi Lila është një “udhëtar” i zellshëm. I përket atij tipi futbollistësh që ngriti dhe lartësoi kurajon duke punuar e fituar nga të gjitha eksperiencat e rëndësishme në Shqipëri e jashtë saj.

Andi Lila është ndër pesë lojtarët me numrin më të madh të ndeshjeve në historinë e Kombëtares sonë. Në tërësinë e vetë, aktivizimet, ndeshjet, golat, dhe rekordet e tij, formojnë një “univers” që është karriera e tij.

 

Flori Thomaj

Një nder dhe emocion i veçantë për mua, që Andi Lila zgjodhi të më besojë edhe mua në një nga projektet më të rëndësishme të jetës së tij. Ky libër ka brenda histori, ngjarje të vërteta dhe emocionuese të karrierës së tij, që janë edhe momente krenarie të kombit tonë. Si një tifoz i Kombëtares, Andi ka qenë gjithmonë në sytë e mi një idhull për grintën dhe dashurinë që tregonte për ngjyrat kuqezi. Nuk e kisha menduar se një ditë ai do të bëhej edhe miku im, dhe kjo është vërtetë diçka që më lumturon shumë. Do i jem gjithë jetën falenderues për mbështetjen dhe mundësitë që më ka dhënë.

 

Të dhëna

Faqe202
ISBN9789928318107
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë