I ri Pushteti i te heshturve Shiko më të madhe

Pushteti i te heshturve

Susan Cain A-002314

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Pushteti i të heshturve” nga Susan Cain është një libër mbi fuqinë e introvertëve në një botë që nuk pushon së foluri. Libri që nxiti revolucionin e të heshturve, prandaj konsiderohet nga ata libra që ka fuqinë të ndryshojë këndvështrimin e të gjithëve për introvertët, por edhe mënyrën se si e shohin ata veten.

Më shumë detaje

89 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216595

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Të paktën një e treta e njerëzve që njohim, janë introvertë. Ata preferojnë të dëgjojnë, në vend që të flasin; të krijojnë, por jo të promovohen; të punojnë në vetmi dhe jo në grup. Ky libër është për introvertët: për Roza Parksin, për Shopenin, për Dr. Suajsin, për Stiv Uozniakun, të cilëve shoqëria jonë u detyrohet aq shumë!

Në librin “Pushteti i të heshturve”, autorja pohon se ne shpesh i nënvlerësojmë introvertët, por humbasim shumë duke e bërë këtë. Ajo rrëfen ngritjen e idealit të ekstrovertit në shekullin e njëzetë dhe se sa gjerësisht është përhapur ky fenomen në kulturën tonë.

Përveç këtyre, na prezanton me introvertë të suksesshëm. Susan Cain ka hulumtuar me pasion dhe ka sjellë këto histori të vërteta.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe296
ISBN9789928216595
Titulli origjinalQuiet
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGentian Minga