I ri Cmim i reduktuar! Perandorite e detit Shiko më të madhe

Perandorite e detit

Roger Crowley A-006150

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Perandoritë e Detit është një histori me ngjyra e ndodhi të jashtëzakonshme dhe ofron një kontekst thelbësor rreth përplasjes sonë të qytetërimeve.

Më shumë detaje

100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928184719

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në vitin 1521, Sulejmani i Madhërishëm, sundimtari mysliman i Perandorisë Osmane, dërgoi një flotë pushtuese në ishullin e krishterë të Rodit. Kjo do të shënonte goditjen hapëse të një përplasjeje epike midis perandorive dhe besimeve rivale për kontrollin e Mesdheut dhe të qendrës së botës.

Në librin Perandoritë e Detit historiani i mirënjohur Roger Crowley ka shkruar një rrëfim intrigues të kësaj lufte brutale disadekadëshe midis botës së krishterë dhe asaj islame për shpirtin e Evropës, një rrëfim i shpejtë, me intensitet në rritje, që arrin nga Stambolli deri në Portat e Gjibraltarit.

Crowley thërret në skenë një kast të egër piratësh, kryqtarësh dhe luftëtarësh fetarë, që luftojnë për epërsi dhe mbijetesë në një rrëfenjë skllavërie dhe lufte galerash, trimërie të dëshpëruar dhe brutaliteti të skajshëm.

REVIEW

“[Crowley] ofron tablo sa delikate, aq edhe therëse dhe përshkrime valëzuese. Megjithatë, në përshkrimet e betejave, proza e tij është kaq e tensionuar, saqë është e pamundur të mos rrëmbehesh në veprimin shpirtcopëtues.”

- Christian Science Monitor

“Një narrativë mjeshtërore që rrok zellin fetar, brutalitetin dhe rrëmetin e këtij konflikti intensiv.”

- Kirkus Review

“Crowley ka një talent të habitshëm prej rrëfimtari; ligjërimi i tij është po aq tërheqës sa çdo thriller.”

- Wall Street Journal

“Historia përfshirëse e Crowley-it…. meriton të jetë ky libri jo-fiction më i rekomanduar [i sezonit]…

I pasur me karaktere, veprim, surpriza, ajo që shfaqet në ato pak javë të dëshpëruara, është një nga ngjarjet më tërheqëse dhe emocionuese të historisë.”

- Dallas Morning News

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe450
ISBN9789928184719
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMarçel Hila