Si i njoha Nanon dhe Berishen Shiko më të madhe

Si i njoha Nanon dhe Berishen

Nikoll Lesi A-000767

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është shkruar në periudhën midis viteve 2004-2005. Nxitës për nisjen e këtij libri, u bë Fatos Nano me sulmet e tij ndaj meje, përmes së cilave kërkonte medoemos kokën time mbi “sininë e argjendtë”të Xhoana Nanos. E kisha takuar vetëm një herë në mortin e nënës së tij, kohë kur ai ishte ende në burg. Më parë, nuk kisha patur ndonjë njohje tjetër me të, por në libër mundohem të sqaroj luhatjet e tij ndër vite, si njeri dhe si lider.

-Autori

Më shumë detaje

217 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fishta

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

22 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dikush, nga miqtë e mi gazetarë, më tha se, “në këtë libër ti ke treguar edhe luhatjet e tua”. Mund të jetë e vërtetë, pasi edhe unë jam pjesë e realitetit të këtij tranzicioni postkomunist, por, megjithatë, në libër kam thënë ato çka kam përjetuar, i bazuar edhe në thënien: “Zbukuroj, por nuk gënjej”. Libri duhej të dilte nga mesi i këtij viti, me titullin e paralajmëruar: “Si e njoha Fatos Nanon?”. Por, për njëmijë e një arsye nuk arrita ta bëj gati për botim. Meqënëse u vonova, atëhere vendosa t’i bashkangjis në të njëjtin libër, -çka se teksti bëhet paksa më voluminoz-, edhe shënimet për Sali Berishën, të cilat janë shkruar nga qershori në tetor të vitit 2005.

Nuk e di nëse ia kam falë ta nxjerr ndopak mbi ujë pjesën e padukshme të këtyre dy ajzbergëve që ndërtuan, shkatërruan dhe ribënë atë që thirret Shqipëri e viteve 1990-2005.

- Autori

Nikoll Lesi

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe230
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë