I ri Kohe per rrefim Shiko më të madhe

Kohe per rrefim

Alda Bardhyli A-006296

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

25 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë dialog gjendet fëmijëria e Ismail Kadaresë në Gjirokastër dhe përpjekjet e tij të para “për t’u bërë shkrimtar”, pas një takimi mbresëlënës me Makbethin e Shekspirit. Ai flet për triumfet dhe zhgënjimet e para, të ndërthurura me historinë e dashurisë së parë të vërtetë, deri te liria relative e mendimit dhe veprimit që zbuloi në Shën Petersburg, në vitin 1958.

Letrat e dashurisë sollën romanin e tij të parë; Moska tjetrin; por tashmë Kadareja e kishte nisur lojën si macja me miun me regjimin shqiptar, që tek ai si shkrimtar la aq shumë gjurmë. Në këtë libër Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.

Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë.

Jason Goodwin

Pjesë nga parathënia

                                                     

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe272
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë