Tartufi Shiko më të madhe

Tartufi

LG0039

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër mbetet ndër veprat kryesore të klasicizmit francez, ku Molieri shpalos gjithë grotestkun e tij nga elitave borgjeze, të cilat kulmuan me absolutizmin francez.

Më shumë detaje

446 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN789928192233

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Në historinë e letërsisë mbi emrin e Molierit është krijuar një konfuzion mbi dy çështje kryesore: 1. Moleri është klasicist apo realist borgjez? 2. Është ideolog i aristokracisë apo shprehës i interesave borgjeze?

Disa studionjës të përmendur të veprës së Molierit ngulin këmbë se krijimtaria e tij ka karakter "feudal", se ai është rob i klasicizmit. Disa të tjerë mendojnë se ai është ideolog i rendit të tretë, duke ia përshtatur veprën e tij realizmit borgjez.

Që të dyja këto pikëpamje janë idealiste. Edhe në rastin e parë, edhe në të dytin ngatërrohen dy koncepte që nuk pajtohen njëri me tjetrin: metoda e të njohurit të botës në mënyrë artistike me tendencën, me rrymën në art.

Klasicizmi dhe realizmi borgjez janë dy rryma, dy drejtime krejt të ndryshme, ose siç i quanin më përpara, dy shkolla krejt të ndryshme në art. Të dyja ato qenë shprehje ideologjike të luftës së klasës midis aristokracisë dhe borgjezisë në konditat e regjimit absolutist të Francës së shekullit XVII.

 

Të dhëna

Faqe152
ISBN789928192233
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSotir Caci