E gjelber hiri ne te zeze Shiko më të madhe

E gjelber hiri ne te zeze

Elsa Demo LOGB0010

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Logbook
ISBN9789951901987

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Drama “E gjelber hiri ne te zeze” rrëfen një dramë familjare, me nota të zymta reflektimi. Ngjarja është e rëndë, problematika e saj universale:

Si mund ta përballojë njeriu jetën si pjesë e mekanizmit, e zinxhirit prodhues, sidomos të një shoqërie jo-produktive.

Dhe me çfarë çmimi?

Autorja Elsa shkruan një dramë të rëndë, ndodhi e një epoke, ku lehtësia (në dukje) virtuale e qenies njerëzore mbizotëron realitetin. Drama i referohet jetës shqiptare të para viteve 90-të. Por krisja, plagët që bartin personazhet, figurojnë në mes të realitetit tonë të sotëm.

Pasi çdo epoke bart të njëjtat dhimbje e skandale, por në një kontekst tjetër politik, social e mendor. Drama nënvizon fatin e njeriut përballë një katastrofe ekologjike e mendore. Termi “ekologji” nënkupton këtu një çrregullim mendor e shpirtëror të njeriut,  ndodhjen e tij në mes të situatave që ia shprishin mjedisin konceptual e mendor. 

Një dramë vërtetë ekzistenciale në gjuhën shqipe. Personazhi qendror femëror, po ashtu, bën një lidhje të largët me Ofelinë, dhe sjell një zë tragjik: si mbytet subjekti në një vend, që duket e vjell atë jashtë sajë vorbullës së kaosit të vet kolektiv.  

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe132
ISBN9789951901987
RedaktoriIdlir Nivik, Alban Beqiraj
Viti i Botimit2024
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë