I ri Ne gare me veten Shiko më të madhe

Ne gare me veten

Ermal Mamaqi A-008852

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Në garë me veten” vjen në formën e një udhërrëfyesi që mban plot mësime jete, të nxjerra nga një përvojë e gjatë dhe përballje sfiduese.  Në këtë libër do të zbuloni sekretet e mendjes që di të përballet me çdo vështirësi, dhe që çdo gur e përdor për të ngritur mure suksesi. Lëreni veten të lirë dhe niseni këtë rrugëtim me besimin se, më në fund, ka ardhur çasti që të keni jetën që meritoni. Transformimi nis TANI.

Më shumë detaje

200 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371324

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Historitë nga jeta e Ermalit, do t’ju bëjnë të kuptoni se edhe personazhet publike ngrohen nga i njëjti diell dhe mbrohen prej të njëjtit shi.

Plagët janë aty, por ka gjithnjë formula magjike për t’i shëruar ato. Bekimet më të mëdha do të vijnë prej fitoreve më të vështira.

 Të gjitha paragjykimet, barrierat që u vendos shoqëria, mund të kapërcehen, duke i qëndruar besnik zërit të brendshëm dhe së vërtetës suaj personale.

E vetmja gjë që ka kufi, është koha që na ofrohet në dispozicion si qenie njerëzore për të qëndruar në këtë planet.

Nisur nga ky fakt i patjetërsueshëm, lipset që të shtypni gazin dhe t’i jepni vlerë çdo minute që jetoni.

Mesazhi i autorit

URIME! Ti sapo dëshmove vendosmërinë që ke për t’u përmirësuar dhe për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë rrethanat e jetës sate.  

Rruga drejt përsosjes dhe zhvillimit personal nuk përfundon asnjëherë, por çdo përpjekje që bëni ju çon gjithnjë e më pranë pikëmbërritjes së dëshiruar nga të gjithë… variantit më të mirë të vetes. 

Trajnimi “Mendo, Ndrysho, Fito”, por dhe gjithë të tjerët që kemi organizuar deri më tani, i kanë bërë njerëzit jo vetëm të reflektojnë, por mbi të gjitha, të marrin vendime për të përmirësuar zakonet e tyre dhe cilësinë e jetës. 

Dikush ka kuptuar pikat e tij të forta, një tjetër ka rritur vetëbesimin. Disa nga mesazhet që marrim çdo ditë janë të tilla: 

“Kam hapur biznesin tim të ri.”

“U largova nga puna që më kishte zënë frymën dhe nuk po më linte të zhvillohesha.”

“Kuptova se cilat ishin qëllimet e mia. I vendosa ato dhe fitova qartësi për atë që dua të arrij.”

“Vërej se kam bërë përmirësime në krijimin e marrëdhënieve ndërpersonale. E kam më të thjeshtë të komunikoj me të tjerët dhe jam larguar prej njerëzve që më pengonin të ecja përpara.”

Pjesë e grupit të atyre që ndihen më në paqe me veten dhe, për rrjedhojë, edhe më të lumtur, mund të bëhesh edhe ti. Qëllimi ynë është t’i japim dorën çdonjërit në vështirësi. Tashmë e dini se ku mund të trokisni. Dera ku mund të gjeni zgjidhje për dilemat tuaja është e hapur.

Falënderoj të gjithë ata që janë përpjekur të bëhen pengesë në çdo iniciativë timen. Nuk do të kisha mbërritur në asnjërën prej majave që kam prekur, pa praninë e tyre.

“Ne jemi anije që lundrojmë në ujëra të qeta, derisa ndeshim disa male që notojnë në mes të detit, të cilat transformohen në breshka gjigante floriri kur vërejnë se po u afrohemi”.

Ermal Mamaqi

Të dhëna

Faqe234
ISBN9789928371324
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë