Rolf Lappert lindi në Cyrih në vitin 1958 dhe jeton në Zvicër. Studioi për art grafik, por themeloi bashkë me të tjerë një klub xhazi dhe punoi si skenarist për shumë vite. “Të notosh për në shtëpi” ishte libri i tij i parë, i cili fitoi Swiss Book Prize. “Bluz në humbëtirë” është libri i tij i parë për lexuesin e ri.
Romain Gary është romancier dhe skenarist lituano- francez. Ka lindur në vitin 1914 dhe u nda nga jeta më 2 dhjetor 1980. Gary ka shkruar edhe nje roman ku eshte personazh edhe drejtuesi i Shqiperise komuniste Enver Hoxha.








Rosamunde Pilcher lindi në Cornouaille, më 22 shtator 1924. Ajo kreu studimet e para në shkollën “Llandaff Hoëell” dhe më pas ndoqi kolegjin “Miss Kerr-Sanders” për sekretari. I ndërpreu studimet me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe u angazhua në Korpusin e Grave të Marinës. Pas luftës ajo u vendos në Skoci ku filloi të shkruajë për revistat më në zë. Librat e Pilcher-it janë veçanërisht popullorë në Gjermani ku, nisur nga tregimet e saj, kanali televiziv ZDF ka prodhuar më se 100 histori për televizionin, nën titullin “Stuhi dashurie”. Romanet “Kërkuesit e guaskave” dhe “Shtatori” e radhitën Rosamunde Pilcher ndër autorët më të njohur që shkruajnë për publikun e gjerë.



