

Donal Ryan (1976) është një ndër shkrimtarët irlandezë bashkëkohorë më premtues. Ai u bë i njohur para lexuesit me romanin "Zemra vërtitëse", i cili fillimisht u refuzua nga 50 shtëpi botuese. Ky libër ka fituar disa çmime mes të cilëve edhe Çmimin Europian për Letërsinë (2015)




Donna Tartt është tregimtare dhe rimanciere e njohur amerikane, fituese e çmimit Pulizer në letërsi dhe e disa çmimeve të tjera letrare brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është shpallur nga revista Time si një nga 100 personat më me ndikim. Vepra më e suksesshme e Tartt është “Gardalina” e cila i dha sukses në nivel ndërkombëtar.


Dorian Leka lindi në Pogradec më datë 6 Shtator të vitit 1988.
Ai u diplomua me “Bachelor në Shkencat Juridike”, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni; “Bachelor në Shkencat Juridike”, American Heritage University of Southern California, San Benardino, CA, USA; Master i Shkencave, “Master në Shkencat Juridike”, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni; “Specialist për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”. Institucioni i Arsimit të Lartë, ISSAT, Tiranë, Shqipëri.
Fillimisht u njoh si Kryetar i Qeverisë së Nxënësve, më pas kryetar i Unionit Studentor dhe për 5 vjet aktor me role protagoniste pranë Pashka Teatër, Strugë, Maqedoni. Ushtroi për disa vjet profesionin e asistent pedagogut dhe më pas lektorit të shkencave juridike dhe politike në 3 universitete (Maqedoni dhe Shqipëri), me disa botime (në autorësi dhe bashkautorësi) në fushën e profesionit, por edhe në atë letrare apo shtypin lokal. Aktualisht punon në Bashkinë e Pogradecit në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Lidhjet e autorit me poezinë janë që në moshë të hershme. Ai është fitues i disa çmimeve lokale, rajonale dhe kombëtare për interpretim artistik dhe krijimtari letrare. Vëllimi i tij i parë me poezi titullohet REBELI (V. 2007 – fitues i çmimit “Libri poetik më i mirë në lirikë”, në Festivalin Rajonal “Oda Poetike”) e së fundmi me poezinë “Leonka”, ku doli fitues i çmimit të I-rë për poezinë më të mirë dedikuar verës, “Konkursi Poetik Festa e Verërave”, Pogradec, 2014.
Autori është i njohur, gjithashtu, si aktivist i shoqërisë civile dhe me një angazhim të herëpashershëm si koordinator projektesh dhe trajnues.
Dorian Steinhoff, lindur në vitin 1985 në Bon, është autor dhe mediator letrar. Ai shkruan, lexon përpara audiencave, me kërkesë universiteteve, institucioneve të lira kulturore shkollave, universiteteve. Krijimtaria dhe veprimtaria e tij artistike është nderuar me shumë çmime letrare.


Doris Lessing është noveliste, poete, skenariste, libretiste, biografe dhe tregimtare britanike, fituese e çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2007 me motivacionin “për përvojën epike femërore, e cila me skepticizëm, pasion dhe fuqi përfytyruese, ia ka nënshtruar këtë qytetërim të ndarë shqyrtimit.”
Ka lindur nga prindër anglezë më 22 tetor 1919 në Persi (Iran dhe është ndarë nga jeta më 17 nëntor 2013. Në krijimtarinë e saj u ndikua shumë nga Virgjinia Vulf, Usdom, Peter Lesing, etj. Ka fituar disa çmime letrare gjatë karrierës së saj.


