Adriana Trigiani është e dashuruar nga miliona lexues në mbarë botën për rreth 60 libra bestseller ku përfshihen edhe bestsellerat e New York Times
Adriatike Lami është poete, mësuese, eksperte arsimi dhe autore tekstesh shkollore në sistemin parauniversitar. Ka përfunduar studimet për Gjuhë Letërsi në vitin 1994 dhe aktualisht vazhdon studimet doktorale pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike.



Ag Apolloni (1982) është dramaturg, romancier, poet dhe studiues. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, ku ka doktoruar më 2012. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e Re”, ndërsa nga viti 2013 është kryeredaktor i revistës kulturore “Symbol”. Po ashtu, është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008.

Agim Baçi është kritik, eseist dhe gazetar, autor i disa librave me ese





