
Anthony Robbins është autor, trajner, motivues dhe filantrop i shquar amerikan. Robbins njihet për seminaret e tij të jashtëzakonshme dhe për dy librat e tij kryesorë të disiplinës së zhvillimit personal: Pushtet i pakufishëm dhe Zgjoni gjigandin e brendshëm. Ka lindur më 29 shkurt 1960 në Kalifornia të SHBA-së.






Antonio Babliku është njëri prej shkrimtarëve të rinj dhe premtues në prozën shqipe. Ka nisur studimet për letërsi dhe ka botuar disa romane për të rinj në anglisht në formatin e-book. "Magjia universale - Akujt është sprova e parë në shqip në prozën e gjatë.


Antonio Tabucchi (1943-2012) konsiderohet si një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë europiane. Ai është autor romanesh, tregimesh, tekstesh teatrore dhe kurator i veprës së plotë të Fernando Pessoa-s. Librat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë. Shumë nga romanet janë bërë edhe filma nga regjisorët më në zë italianë e botërorë. Ka fituar çmime të panumërta në Itali, Francë, Gjermani, Austri etj. Mori edhe titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” nga Republika Franceze.