
Alija Izetbegoviç (8 gusht 1925 - Sarajevë, 19 tetor 2003) është kryetar i parë Bosnjës dhe Hercegovinës së pavarur, themelues dhe kryetar i parë i Partisë së Aksionit Demokratik, njëherësh është edhe shkrimtar, estet dhe politilog i njohur për reflektimet mes shoqërisë, politikës dhe besimit

Alion Çaçi lindi në Vlorë më 2 nëntor 1992. Vitet e fundit është përqendruar te shkrimi si skenarist humori në televizion. Ky është libri dhe produkti i tij i parë pa qëllim humoristik.











Alma Papamihali lindi në qershor të vitit 1974. Është rritur dhe shkolluar në Tiranë. Studimet e larta i kreu për gjuhë-letërsi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Pasioni i saj ka qenë, që në fëmijëri, poezia, por vazhdimisht është përfshirë edhe në publicistikë. Alma është, gjithashtu, anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve në Gjermani si dhe themeluese dhe mësuese e shkollës shqipe “Iliria”, po në Gjermani.
Poezitë e Alma Papamihalit janë përmbledhur dhe përkthyer edhe ne gjuhën franceze e atë rumune (në antologjinë “Çelësi i shpirtit”), si dhe në revista e gazeta të ndryshme periodike. Është një nga poetet më të ndjekura në rrjetet sociale.