I ri Magjistari i reve Shiko më të madhe

Magjistari i reve

Artur Baku BF0205

Libër i ri

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fishta
ISBN9789928805201

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në librin me tregime “Magjistari i reve” Artur Baku përshkruan jo vetëm periferitë e një jete të zakonshme e të përditshme, por edhe labirintet e një shpirti të shqetësuar dhe të gatshëm për t’u rrëfyer në çdo orë të ditës. Personazhet e tij kalojnë ditët e tyre duke u munduar, duke luftuar, ndoshta duke mashtruar për t'ia dalë mbanë në një qytet që kërkon të rimëkëmbet mbas viteve të errëta të komunizmit. Tregimet, së bashku, formojnë përrallën korale të një njerëzimi të larmishëm pseudoborgjez, ku miqësitë, dashuritë, xhelozitë, zilitë, keqkuptimet, inatet, mashtrimet bëhen tipare të përbashkëta të epokës sonë.

Ky është afresku i qytetit shqiptar, mbushur me skena dhe situata groteske, të rrëfyera me anë të një proze thelbësore, herë surrealiste e herë edhe neorealiste.

Të gjitha tregimet janë të gjalla dhe tërheqëse, asnjëherë të sheshta apo të përsëritura. Mbasi të keni lexuar të parin, do të jetë e vështirë të mos e përfundoni librin.

Po themi kështu pak fjalë për Artur Bakun dhe na falni nëse nuk mjaftojnë.

Stefan Çapaliku

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe144
ISBN9789928805201
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë