Pëllumb Xhufi BDI0672
Libër i ri
1107 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366856 | |
Gjysma e dytë e shek. XVII ofron një tablo të zymtë të Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare. Ishte mbyllur periudha e kryengritjeve antiosmane, që për dy shekuj i veçoi shqiptarët si protagonistë mes popujve të tjerë të Ballkanit.
Ishin komprometuar rëndë marrëdhëniet me fuqitë e Perëndimit, në radhë të parë me Venedikun, që i kishte nxitur e i kishte përdorur kryengritjet e tyre për të përfunduar paqe të leverdisshme me Portën e Lartë, duke i lënë kryengritësit vetëm përballë hakmarrjes osmane. Shqiptarët ndiheshin të braktisur edhe nga paria e vendit.
Një pjesë e saj kishte braktisur vendin për t'u shkrirë në fisnikërinë veneciane e napoletane. Ata që qëndruan u vunë në shërbim të regjimit të ri, duke u njësuar edhe në fe me pushtuesin. Fillon një periudhë depresioni, tregues kryesor i të cilit është islamizimi masiv i popullsisë dhe squllja e frymës së qëndresës.
Kështu, kur trupat veneciane mësynë mbi Kaninën e Vlorën, më 1690, dhe mbi Ulqinin, më 1696 e më 1718, ndeshën në qëndresën e egër të banorëve, dikur aleatë, që tani i konsideronin pushtues.
Ndryshe ishte pritur më 1689 zbritja në Kosovë e habsburgëve. Ishte kontakti i parë i austriakëve me shqiptarët, që i pritën si çlirimtarë. Me mijëra luftëtarë shqiptarë, myslimanë, katolikë e ortodoksë iu bashkuan austriakëve në Novi Pazar, Pejë, Prizren e Prishtinë. Agjitatori e garanti i aleancës ishte ipeshkvi i Shkupit, Pjetër Bogdani. Por edhe austriakët nuk vonuan të silleshin si pushtues.
Kështu, aleanca me shqiptarët u thye, trupat osmane kaluan në ofensivë, austriakët u tërhoqën, duke lënë prapa tokë të djegur dhe, siç kishte ndodhur edhe më parë, mbi shqiptarët u lëshua hakmarrja osmane e shoqëruar me mizori, plaçkitje, deportime e ikje.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 336 |
| ISBN | 9789928366856 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Histori | Shqipëria |
Libri vjen si një eksplorim I thellë përvojash dhe arkivash brenda dhe jashtë Shqipërisë nga studiuesi I mirënjohur Pëllumb Xhufi rreth rezitencës së Shqipërisë së jugut ndaj pushtimeve osmane. Po ashtu, këtu ka të dhëna të dorës së parë për betejat, organizimet administrative, strukturat demografike dhe sociale, si dhe të dhëna rreth zhvillimeve sociale,...
Libri vjen si një eksplorim I thellë përvojash dhe arkivash brenda dhe jashtë Shqipërisë nga studiuesi I mirënjohur Pëllumb Xhufi rreth rezitencës së Shqipërisë së jugut ndaj pushtimeve osmane. Po ashtu, këtu ka të dhëna të dorës së parë për betejat, organizimet administrative, strukturat demografike dhe sociale, si dhe të dhëna rreth zhvillimeve sociale,...
Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar.