I ri Cfare eshte jeta Shiko më të madhe

Cfare eshte jeta

Erwin Schrodinger A-006184

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Botimi i libërthit “Çfarë është jeta” të Erwin Schrödinger i jep librit shkencor shqip dimensionin e munguar publik, me shpresën se do të ndiqet edhe nga shumë të tjerë të këtij lloji. Aftësia e Schrödinger-it për t’i parashtruar të gjitha tezat, në mënyrë të tillë që mund të lexohen edhe nga një jo-fizikan dhe, në përgjithësi, nga një jo-profesionist i shkencave të natyrës është mahnitëse dhe ndoshta kjo është arsyeja pse është një nga librat më të lexuar, duke u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore të botës dhe shndërruar, në të njëjtën kohë, në një klasik.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fondacioni Henrietta Leavitt
ISBN9789928454348

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

REVIEW

Leksionet e Schrödinger-it mund të përkufizohen si “Rilindja” e biologjisë. E. Schrödinger mund ta krahasoj me G. Galileon. Sepse njësoj si G. Galileo, E. Schrödinger tejkaloi jo vetëm dijet e tij personale, por edhe çfarë dihej shkencërisht në atë kohë. Për më tepër, Schrödinger nuk propozoi një metodologji tërësisht të re, por vetëm sugjeroi se ku mund të zbatohej, falë metaforave dhe eksperimenteve të mrekullueshëm që përshkroi. Dhe po njësoj me Galileon, të gjithë ata që dëgjuan dhe lexuan leksionet e Schrödingerit, ditën se çfarë të bënin për ta shndërruar vizionin e tij në realitet. Por ngjashmëritë nuk mbarojnë këtu! Sikundër pjesa më e madhe e ndjekësve të Galileos ishte protestante, jo katolike, edhe ndjekësit më të shumtë të Schrödinger nuk ishin nga radhët e profesionistëve të biologjisë, por të kimisë, fizikës – dhe edhe të matematikës. Ata nisën një revolucion molekular në biologji!

-Steve Fuller / Universiteti i Warwick-ut

PARATHËNIE nga Dr. Valbona Nathanaili (një pjesë)

“Çfarë është jeta? Aspekti fizik i qelizave të gjalla” është botuar për herë të parë, në formën e një broshure të vogël, më vitin 1944. Më shumë se dhjetë vjet më vonë, më 1958, botohet në të njëjtën formë edhe “Mendja dhe Materia”. Autobiografinë e tij, Schrödinger e shkruan në vitin 1960. Schrödinger promovon idenë e studimit të organizmave të gjalla, si të përbërë nga të njëjtat molekula dhe atome që përbëhet edhe lënda “e vdekur” dhe, në rrjedhojë, edhe në shndërrimin e saj, në “objekt”, për të gjitha ligjet e shkencës që njohim. Për E. Schrödinger, nuk duhet të ketë ndonjë hendek të madh ndërmjet organizmave të gjallë dhe atyre jo të gjallë, por mënyra si i kemi studiuar nuk ka qenë ajo e duhura. Schrödinger e shpjegon gjithçka me ndihmën e teorisë kuantike dhe natyrën statistikore të ligjeve të fizikës. Apeli i Schrödinger-it dhe nisma e tij për të studiuar biologjinë e jetës nga perspektiva e fizikës, më vitin 1944, përmbledhur në fjalinë “Ka ardhur koha t’i studiojmë organizmat e gjalla në termat e strukturës molekulare dhe atomike” frymëzuan dhe vazhdojnë të frymëzojnë shumë studiues edhe në ditët tona.

- Valbona Nathanaili / Fondacioni “Henrietta Leavitt”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928454348
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiValbona Nathanaili