Elisabetta Gnone BDI0406
Libër i ri
Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t’i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...
489 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
Është dimër në Baliko, fshati është i mbuluar me borë dhe Krishtlindja po afrohet. Banorët përballen me acarin që ka mbërthyer luginën dhe Olga i ngroh ata me tregimet e veta. Ka gati një histori të re, që del nga zbrazëtia që ka lënë pylli i rrafshuar me drunj të prerë. Kjo zbrazëti i sjell ndër mend Xhumin, i cili i kujtohet edhe Valdit, qenit të saj besnik. Xhumi i zi ecën duke u zvarritur, i avashtë dhe i qullët, si një kërmill.
Kur humbasim dikë apo diçka të dashur, Xhumi bëhet i gjallë. Për Xhumin ka shumë tregime, të cilat të bëjnë të rrudhësh hundën e ballin, dhe të gjitha historitë e rrëfyera nga Olga, janë një dhuratë që ajo ua jep atyre që kanë nevojë.
Sepse tregimet e saj të ngushëllojnë, të lehtësojnë, të ruajnë dhe sidomos, të bëjnë të qeshësh e të largojnë trishtimin. Pas librit Olga prej letre. Udhëtimi i jashtëzakonshëm, kthehet sërish jeta e fshatit të Balikos me një histori që përmban shumë të tjera brenda, si në lojën e kutive kineze, si në një farmaci të një tjetër kohe plot me sirtarë të hapur për të nxjerrë jashtë ilaçin e duhur për secilin prej nesh.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Viti i Botimit | 2018 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Albana Nexhipi |
Çfarë emocioni fëmijë: Do të zbuloni magjinë e Olges, vajzës së vogël prej letre: "Olga prej letre - Një udhëtim i jashtëzakonshëm", - roman i Elisabetta Gnone që vjen në shqip tregon historinë e vajzës së vogël që lindi në një ditë të ftohtë dimri në fshatin e Montetabës dhe një ditë u nis të takonte Auzolian, magjistaren, që ta kthente ne nje vajze...
Elisabetta Gnone vjen me një tjetër trilogji magjepsëse për lexuesit e vegjël. Fairy Oak është libri i pare i saj: Aventurat e jashtëzakonshme të dy motrave, që i bashkon një dashuri më e fortë se çdolloj fuqie tjetër
Libri i dytë emocionues i trilogjisë! Armiku ka rrethuar Fairy Oak dhe fuqia e tij dita-ditës bëhet edhe më e fortë. Aleanca e lashtë midis Dritës dhe Territ lëkundet.
Gjithçka duket e humbur. Megjithatë, edhe një herë Dritës i duhet të tregojë fuqinë e vet dhe dashuria fsheh një tjetër sekret. Zoti i Territ po ia arrin qëllimit: frika e tradhtisë ka pushtuar Fairy Oak dhe Pervinka është detyruar të ikë. Binjaket janë ndarë... Aleanca e Lashtë midis Dritës dhe Territ është prishur. Mbrojtja e magjikëve thyhet, lufta...
Një histori që do t'ju bëjë të qeshni, të mendoni dhe të shqyeni sytë nga habia; dhe ajo çka Olga do të mësojë bashkë me shokët dhe lexuesit e të gjitha moshave është e sigurt: kur rritesh, mund ta përballosh jetën me guxim dhe dashuri, vetëm nëse mbetesh paksa fëmijë në shpirt.
Seria e Ollges, shkruar nga Elisabetta Gnone, nje prej autoreve me te mira te letersise europiane per femije, tashme eshte plotesuar me 3 vellimet. Ne i kemi bere bashke dhe duam qe ti rekomandojme ne nje set bashkerisht. Nuk mund te kete seri me magjike dhe më me vlere sesa keto tre libra per biblioteken e femijes tuaj