I ri Katitzi arratiset Shiko më të madhe

Katitzi arratiset

Katarina Taikon A-008442

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Të gjithë jemi sy e veshë dhe gati të ndjekim Katitzin tek endet herë në këmbë, herë sipër një qerreje apo një kamioni, tek fle në stallë e shëtit udhëve pa fund të qytetit të madh e mahnitës të Uppsalas për të rënë në gjurmët e tetos së dashur, që për të është burim qetësie e ngushëllimi...

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366283

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është viti 1941: gjithë bota zien nga lufta; Norvegjia e Danimarka vuajnë nën pushtimin gjerman. Familja e Katitzit, vazhdimisht shpërngulet nga një vend në tjetrin, tani është vendosur në Norrland, në veri të Suedisë. Është vjeshtë, pemët kanë zënë të ndryshojnë ngjyrë e ditët janë më të shkurtra. Babai është i frikësuar se mos, atë bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes, i çojnë në Gjermani, ku edhe romët i mbyllin në kampe përqendrimi. Jeta në kamp është bërë më e vështirë. Babain nuk e kanë lejuar që të ngrejë parkun e lojërave dhe familja duhet ta sigurojë jetesën duke prerë dru në pyll. Asgjë s'është si më parë.

E, si të mos mjaftonte lufta, Katitzi ndihet e dëshpëruar edhe për një arsye tjetër: njerka, gruaja e dytë me të cilën është martuar babai i saj, sillet keq me motrat e vëllain, veçanërisht me Katitzin. Jeta në kamp është bërë e padurueshme për vogëlushen, ndaj, si një vajzë sypatrembur e me shpirt aventure, Katitzi i hyn një aventure të re: do të shkojë të gjejë Mamìn, teton që u kujdes për të pas vdekjes së nënës, e cila i ka thënë që jeton në një shtëpi të moshuarish në Uppsala.

Të dhëna

Faqe72
ISBN9789928366283
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSokol Demaku