Katarina Taikon A-000195
Libër i ri
Gazmore dhe plot kureshtje për botën, Katitzi është një vajzë rome tetëvjeçare. Ajo është heroina e shtëpisë së fëmijës ku jeton, e gatshme të sfidojë kujdestaren e rreptë. Pas suksesit në vitet 1970, seria ka fituar sërish zemrat e lexuesve, të vegjël e të rritur, falë aftësisë për të rrëfyer për paragjykimet dhe përjashtimet, në këndvështrimin e pafajshëm e të gjallë të një fëmije. Mosha e leximit: nga 7 vjeç.
507 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292896 | |
Gjithçka ndryshon ditën kur, papritur, babai vjen për ta marrë. Katitzi zbulon se ka një familje të madhe, që jeton në një rimorkio, vesh rroba si në përralla, luan në violinë e u bie tambureve dhe drejton një park të vërtetë argëtimi!
Fillon kështu jeta e saj e re, plot të papritura të mrekullueshme, por edhe me shumë mundime e peripeci, që ajo e ka të vështirë t'i kuptojë. Së bashku me motrat, Rozën dhe Lenën, Katitzi duhet të punojë çdo ditë dhe të kujdeset për motrat e vëllezërit më të vegjël, të lindur nga martesa e dytë e babait me një suedeze, që di vetëm të ankohet dhe të japë urdhra.
Po pse nuk mund të jetojnë në një shtëpi të vërtetë? Të ndalen në një vend pa i dëbuar? Pse të mos shkojnë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë? pyet Katitzi, e cila, nuk është nga ato që dorëzohen përballë padrejtësive dhe heqin dorë nga ëndrrat e tyre. E frymëzuar nga historia personale, Katarina Taikon ka shkruar për jetën dhe aventurat e Katitzit e familjes së saj rome.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 172 |
| ISBN | 9789928292896 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Sokol Demaku |
Në këtë libër të dytë, takojmë sërish 8-vjeçaren Katitzi, pak kokëfortë por plot gëzim. Katitzi është si çdo fëmijë tjetër - grindet me motrat dhe vëllezërit e saj, luan me qenin Suing, herë sillet mirë e bukur e herë bën prapësira. Por, megjithëse është si të gjithë, atë dhe motrën e saj nuk e lejojnë të ndjekë shkollën. As nuk mund të jetojë në një...
Të gjithë jemi sy e veshë dhe gati të ndjekim Katitzin tek endet herë në këmbë, herë sipër një qerreje apo një kamioni, tek fle në stallë e shëtit udhëve pa fund të qytetit të madh e mahnitës të Uppsalas për të rënë në gjurmët e tetos së dashur, që për të është burim qetësie e ngushëllimi...