I ri Lili dhe varesja e sirenes Shiko më të madhe

Lili dhe varesja e sirenes

Aleksandra Pano A-005368

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Aleksandra është vetëm 12 vjeçe por pasioni për të lexuar dhe talenti për të shkruar e kanë nxitur që të vijë para bashkëmoshatarëve me një roman fantastik, të cilin e ka shkruar në kohën kur ishte 10 vjeçe: Një grup fëmijësh që po kalonin pushimet në Sarandë gjejnë një hajmali në det, e cila i çon më pas vogëlushët në një realitet tjetër, plot magji dhe mistere. Për më shumë, ju ftojmë që të bëni pjesë të leximit romanin e Aleksandrës së vogël....

Më shumë detaje

897 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ADA
ISBN9789928296955

350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

(Në vend të parathënies)

Autorja e këtij romani, Aleksadra Pano, ka lindur në Tiranë, më 10 janar 2008. Teksa po i afrohej dekadës së parë të jetës, e rrethuar nga dhjetra e qindra libra marrë dhuratë nga familjarët e miqtë, Aleksandra mendoi se ishte radha e saj tu dhuronte diçka atyre: as më shumë e as më pak se sa një ROMAN.

Sot, një vit më pas, ne e kemi në dorë këtë dhuratë të çmuar, të botuar e të shtypur në këtë format klasik që nuk del kurrë jashtë mode, ku ajo ka shprehur gjithë fantazitë fëminore, pasuruar me bulëza historie, gjeografie dhe mitologjie, pasuri të cilën e ka përftuar nga librat e shumtë që ka lexuar.

Romani përshkruan historinë fantastike të Lilit dhe të miqve të saj, të cilët teksa shëtisnin në bregdetin e Sarandës, gjejnë një hajmali, e cila do t’i shpjerë ata në aventura të paimagjinueshme

Lexuesi i vogël do ta përpijë me një frymë këtë roman, ndërsa gjyshërit dhe prindërit, të cilët do tua lexojnë atyre që ende s’kanë mësuar ta bëjnë vetë një gjë të tillë, do të emocionohen, pasi vlera e këtij libri nuk qëndron vetëm tek personazhet me karaktere kaq të ndryshme që ajo ka krijuar, apo tek renditja kronologjike e kapitujve, që të çojnë sa në një vend, në një tjetër, sa në tokë, sa në botën imagjinare nënujore, por rëndësia parësore dhe bukuria qëndrojnë tek fakti se të gjitha këto që sapo përmendëm janë përkushtimi dhe sakrifica e orëve të lojës të një vajze vetëm 12 vjeç, e cila na jep një mësim të mirë e një shpresë të madhe, si dhe na bind se brezi që po rritet është e ardhmja e sigurtë; se pas një celulari, tableti e televizori, qëndron edhe një brez fëmijësh që përthithin çdo informacion, duke e vënë atë në shërbim të pasionit të tyre për letërsinë, historinë, gjeografinë, shkencën, muzikën, shëndetin, sportin, etj. E ne si prindër duhet të jemi aty për t’i përkrahur, pasi ndonjëherë jemi ne shumë “të vegjël” për t’i kritikuar.

Fëmijët janë e ardhmja, ndërsa fëmijët që krijojnë janë siguria jonë për një të ardhme më të ndritur.

Ndihem krenare që pata fatin ta kisha në dorë romanin e parë të Aleksandrës, që pa diskutim do të pasohet nga një zinxhir i gjatë krijimesh të tjera.

Lexim të këndshëm!                                                   

Redaktorja: Afërdita Mali

Autorja e vogël Aleksandra Pano flet për librin në një intervistë tek emisionin PARFUM, të cilin e gjeni tek LINKU

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe64
ISBN9789928296955
RedaktoriAferdita Mali
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë