Lauren Groff A-005670
Libër i ri
Me një stil të shkruari tejet të thellë dhe të shkëlqyer, Lauren Groff ka arritur t’i japë mjeshtëri rrëfimtare asaj që mund të lexohet si një pjesë teatrore, si një tragjedi e vënë në jetë nga dy personazheve të shkëlqyer; sepse çdo histori ka dy anë, ndërsa çelësi i një martese nuk është e vërteta, por sekreti.
2 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
ISBN | 9789994306206 | |
Për disa, jeta është një ëndërr. Lotoja dhe Matilda - djali i artë dhe princesha prej akulli - njihen pas mbarimit të universitetit dhe martohen menjëherë. Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur.
Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t’u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat; ai është i sigurt dhe i hapur me njerëzit dhe të ardhmen, ajo rri në hije dhe është e padukshme.
Ajo çka të gjithë shohin ose besojnë se shohin nga jashtë, janë njëzet e katër vjet martesë të një çifti të përsosur.
Por mjafton vetëm të ndryshojë këndvështrimi dhe maska bie. Fati tronditet pa mëshirë dhe Matilda kthehet në shtrëngatën që shkarkon një ngarkesë të tërë të panjohurash.
VLERESIME
“Një nga kënaqësitë që të ofron ky libër janë të papriturat. Lauren Groof di si ta shndërrojë çdo fjali në një uragan të vogël.”
The New Jork Times
“Groff është një shkrimtare origjinale, librat e saj dallojnë për një antikonformizëm të guximshëm.”
The New Jorker
“Frazë pas fraze, ky libër është tërësisht autentik. Por nëse do ta gjykonim duke pasur parasysh mjeshtërinë e rrëfimit, atëherë ai është një kalë Troje.”
Time
Koment nga përkthyesja Anja Cura
E nxitur nga rekomandimi që kishte bërë për këtë libër një njeri që duket se ka lexuar jo pak - Barack Obama - përpara se ta përktheja, e lexova vetë me një frymë. Tema që trajtohet në libër - historia e një martese - mund të duket mjaft e thjeshtë dhe e zakonshme. Por ajo që të paktën mua m’u duk e pazakontë është mënyra që ka zgjedhur autorja për rrëfimin e historisë: një pjesë e parë e treguar nga protagonisti mashkull, Lotoja, ndërsa pjesa e dytë nga personazhi femëror, Matilda. Ky rrëfim i ndarë, ku të njëjtat fakte tregohen ndryshe në varësi të këndvështrimit të personazheve, është përdorur me shumë sukses nga autorja për të nënvizuar mënyrën sesi e njëjta histori përjetohet ndryshe nga dy protagonistët.
Një zë i tretë, jashtë historisë, tregon, së pari se kush është Lotoja, bashkëshorti, i ngjashëm me Apolonin grek: i pashëm, i pasur dhe i dëshiruar nga të gjithë, femra e meshkuj, i mbështjellë me një aureolë hijeshie që duket se i lejon të bëjë gjithçka, madje edhe të falet më pas. Këtij djali të privilegjuar i është thënë dhe i është lënë të besojë se ai mund të arrijë gjithçka në jetë; mjafton vetëm ta dëshirojë diçka dhe ajo do të bëhet e njëmendtë. Ndaj dhe ai rritet duke zhvilluar brenda vetes një egoizëm natyror, derisa në skenë shfaqet gjysma tjetër e rrëfimit ose engjëlli që ra në tokë enkas për të: Matilda. Takimi mes të dyve është përshkruar me një aftësi të rrallë nga autorja Lauren Groff, e cila i pikturon dritat dhe emocionet e fytyrave të protagonistëve me një gjallëri mbresëlënëse. Historia e martesës së tyre vazhdon me përvojat profesionale të Lotos, me zhgënjimet dhe sukseset e tij, me mendimet dhe fantazitë e tij të shfrenuara, të filtruara gjithsesi nga vështrimi i kufizuar i perspektivës së tij si burrë, si gjysma e çiftit dhe ndoshta arkitekti jo i vetëm i suksesit dhe botës së tij.
Në gjysmën e dytë të rrugëtimit të librit fillon rrëfimi i Matildës dhe pikërisht këtu historia ringrihet dhe merr një ritëm të papritur, me hije të errëta dhe misterioze që zbulohen gradualisht, herë duke të lënë pa frymë e herë duke të bërë të marrësh frymë thellë. Matilda e qetë dhe engjëllore zbulohet pak nga pak dhe historia e gjinisë femërore e pushton tashmë skenën duke e kthyer këtë libër në një vepër unike të letërsisë rrëfimtare të viteve të fundit.
Ky libër është historia e një martese, e ulje-ngritjeve të saj dhe sakrificave të ndryshme të çiftit, i enigmave që qëndrojnë prapa suksesit dhe dëshirës së pashtershme për të bashkëjetuar në sintezë ekstreme. Është rrëfimi i një marrëdhënieje njerëzore ku njerëzit përpiqen ta jetojnë plotësisht jetën e tyre, por që asnjëherë nuk është e lehtë. Ky është një libër që e ekspozon jetën pa e identifikuar domosdoshmërisht me personazhet e tij, që kërkon një hapje mendore ndaj ndjenjave të secilit prej nesh, të cilat shpesh janë të kundërta apo të pazakonta. Ai është një zhytje në jetën e një çift modern, një histori dashurie që na tregon se sa pak e njohim ne gjysmën tjetër dhe se jo gjithmonë është e mundur t’i njohim plotësisht njerëzit tanë më të afërt.
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
ISBN | 9789994306206 |
Redaktori | Sejdin Cekani |
Viti i Botimit | 2020 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Anja Cura |
Roman | Psikologjik |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.