I ri Imoralisti Shiko më të madhe

Imoralisti

Artan Gjyzel Hasani A-005945

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“IMORALISTI” është ftesë për një rrugëtim poetik në anën tjetër të së Vërtetës, një rrugëtim i gjatë nëpër tema të nxehta që nuk durojnë veshje të tepërta të shpirtit.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M&B
ISBN9789928307569

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

3 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Poezitë e këtij libri synojnë mesazhe të kundërta me moralizimet e dyshimta të epokës në të cilën jetojmë. Autoironia, sarkazma dhe cinizmi, mbeten edhe në këtë vëllim të ri poetik tipare dalluese të penës mjeshtërore të këtij autori. Depërtimi me guxim në thellësi të qenies njerezore, vetes dhe tjetrit, skanon shoqërinë dhe marrëdhëniet tona me njëri tjetrin, raportet tona me të “vërtetën zyrtare” të shpirtit dhe qënies. Dyshimi i vazhdueshëm në gjërat e sigurta është pjesë e pandarë e filozofisë artistike të Artan Gjyzel Hasanit, një ndër zërat më origjinalë të brezit të krijuesve që u afirmuan në dy dekadat e para të këtij shekulli.  Nëse do të përdornim një metaforë covidiane, poezitë e këtij libri ngjasojnë me vaksinën që, pasi e ka krijuar vetë, autori e provon te vetja para se t’ia ofrojë publikut.

                                                    

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe96
ISBN9789928307569
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë