Noam Chomsky A-006117
Libër i ri
Ky libër vazhdon, me suksesin e madh të dokumentarit Requiem for the American Dream (2015), që e zgjeron përmbajtjen me bashkëpunimin e tre regjisorëve. Rezultati është një hartë konceptuale e një rëndësie jetike për të kuptuar funksionimin e botës së sotme dhe një paralajmërim mjaft i fortë për një veprim kolektiv dhe, nëse është e domosdoshme, një revoltë: vetëm një rrjet lëvizjesh nga poshtë mund të kundërshtojë mbipushtetin ekonomik të elitave.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292698 | |
Për herë të parë Noam Chomsky i kushton një libër natyrës dhe pasojave tragjike të pabarazisë, duke zbuluar dogmat themelore të neoliberalizmit e duke hedhur kështu një vështrim edhe më të kthjellët e më të thellë mbi funksionimin e pushtetit në nivel botëror.
Cilat janë ligjet që qeverisin përqendrimin e pasurisë dhe të pushtetit në Shtetet e Bashkuara, si dhe në të gjithë botën e molepsur nga kapitalizmi i shfrenuar?
Reduktimi i demokracisë, shkarkimi i barrës mbi të varfrit dhe shtresat e mesme, shkatërrimi i solidaritetit ndërmjet njerëzve, manipulimi i zgjedhjeve, përdorimi i frikës dhe fuqisë së shtetit për të mbajtur në kontroll "plebenjtë".
Dhjetë parime - të trajtuara në po aq kapituj ndriçues - të cilat, nëse nuk do të dimë të reagojmë, do të na çojnë në katastrofë mjedisore dhe në luftë bërthamore botërore.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 168 |
| ISBN | 9789928292698 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ylli Ymeri |
Autori i librit, Noam Chomsky, një prej mendjeve më brilante të kohës, eksploron në mënyrë thelluese pyetjen se kush e sundon botën; si veprojnë për të arritur këtë qëllim dhe ku të çon kjo; si mund të shpresojë “popullsia poshtë në bazë” që të shmangë pushtetin e biznesit dhe doktrinën nacionaliste e të bëhet “e gjallë dhe e aftë për të jetuar”
Ky libër është një prej përpjekjeve të para serioze nga ana e një gjuhëtari për të ndërtuar brenda traditës së ndërtimit të teorisë, një teori gjithëpërfshirëse të gjuhës, që mund të kuptohet njësoj siç mund të kuptohet zakonisht nga ekspertët e fushave përkatëse, një teori biologjike a kimike.
"Kultura e terrorizimit" përshkruan ngjarjet historike dhe politike të vitit 1986, që është dhe kulmi i epokës "Regan", dhe pasojat e tyre për ata që janë të interesuar të kuptojnë shoqërinë amerikane.