Lucinda Riley A-005419
Libër i ri
Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292599 | |
Elektra d’Aplieze duket sikur është gruaja që ka gjithçka: bukurinë, pasurinë dhe famën. Por nën dukjen vezulluese të top modeles më të kërkuar në botë, Elektra e brishtë, që mezi e përballon stresin, e tronditur nga vdekja e të atit, Pa Saltit, miliarderi i pashoq që i birësoi gjashtë bijat qysh foshnja nga katër anët e botës, ka gjetur ngushëllim tek alkooli dhe droga. Dhe, ndërsa ata që e rrethojnë druhen për shëndetin e saj, Elektra merr letër nga një person krejt i panjohur, që pretendon se është e gjyshja...
Më 1939, njujorkezja Sesilia Hantlej-Morgani arrin në Kenia, në përpjekje të shërojë plagët e zemrës pranë kumbarës së saj, grua mondane, zemra e shoqërisë së lartë dhe anëtare e grupit famëkeq Happy Valley. Në brigjet e liqenit të bukur Naivasha, ajo takon Bill Forsajthin, beqar i njohur enigmatik, fermer, me lidhje të ngushta me fisin maasai. Por kur zbulon diçka tronditëse dhe me luftën në prag, Sesilias nuk i mbeten shumë zgjedhje, ndaj vendos të pranojë propozimin e Billit për martesë. Me t’u vendosur në luginën Wanjohi dhe me Billin larg, befas Sesilia e ndien veten të izoluar dhe të vetmuar. Derisa në pyllin fare pranë fermës së saj gjen një foshnjë të sapolindur, të braktisur, që do t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 864 |
| ISBN | 9789928292599 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
| Roman | Sagë&Histori |
Në këtë roman gjithëpërfshirës epik të dashurisë dhe humbjes - i pari në një seri të re unike dhe magjepsëse prej shtatë librash - Lucinda Riley tregon talentin e saj si shkrimtare, si kurrë më parë.
Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.
Seria “7 motrat” vjen me librin më të ri: Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjeshtëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller.
Me këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley.
Kjo sagë është ndër më të lexuarat në ditët tona: Janë 8 vëllime që të mbajnë mbërthyer, duke të ndezuar fantazinë në mijëra faqe, si rrallë libra të tjerë. Një bestseller absolut botëror, tani është i tillë edhe në shqip. Vëllimi i fundit u botua pas vdekjes së autores Lucinda Riley, i shkruar edhe me ndihmën e të birit, duke mbyllur një sagë magjike që...
Lucinda e sagës 7 motrat vjen me një roman të ri në shqip: Një shtëpi fantastike. Një fëmijëri përrallore. Një sekret shkatërrues. Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley.
Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në vellimin e shtatë të sagës epike bestseller ndërkombëtar.
Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë...
Autorja e sages “7 motrat”, Lucinda Riley vjen me nje tjeter roman para lexuesit shqiptar. Kesaj radhe me nje fiction te zhanrit mister, “Vrasje ne shtepine Flit”, ku nje shtepi si ajo e familjes Flit mban sekretet me te mistershme qe mund te kene ndodhur ndonjehere....
Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt. Në këtë përfundim epik të serisë Shtatë motrat, gjithçka do të zbulohet.
Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.
Këtë herë Lucinda Riley na merr me vete në një nga ishujt më magjepsës të Mesdheut, duke na dhuruar një tjetër histori plot të papritura, sekrete, emocione...
Maia D’Aplièse, in her early thirties, gathers together with her five sisters at their childhood home: a fabulous, secluded castle situated on the shores of Lake Geneva. They have been told that their beloved adoptive father, the elusive billionaire they call Pa Salt, has died.
Following the bestselling The Seven Sisters, The Storm Sister is the second book in Lucinda Riley's spellbinding series based loosely on the mythology surrounding the famous star constellation.
Nga autorja bestseller e serisë Shtatë motrat, vjen këtë herë një histori dashurie që të prek zemrën, mes botës së rokut të viteve ’60, famës, ëndrrave dhe sekreteve që ndryshojnë gjithçka.