I ri Helena, Ismaili dhe une Shiko më të madhe

Helena, Ismaili dhe une

Meri Lalaj A-008397

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Meri Lalaj, nje mesuese letersie dhe krijuese qe pati fatin te kaloje momente te bukura me personalitete te shquara te kultures dhe letersise shqipe gjate shekullit te XX, na le deshmine e saj per njohjet qe pati me ciftin Kadare vetem pak momente para se te largohej nga jeta

Më shumë detaje

996 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928354617

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Këto shënime janë mbështetur vetëm në kujtesën time. I pata shkruar me dorë gati një vit më parë në një bllok të madh që ma pati dhënë Helena.

Më pastaj, ndërsa vazhdonte marrëzia më e madhe e shekullit për shqiptarët, pranvera e çmendur e vitit 1997, për të besuar se jeta pati qenë e do të jetë, vendosa që t’i shtyp ato që pata shkruar në bllokun e shënimeve. Jashtë dritares kërcisnin plumbat.

E vendosa tryezën mbështetur pas murit të trashë ndarës të kuzhinës. U ula pranë makinës së shkrimit. Numërova fletët e bardha ku do të shkruaja – ishin pak dhe mendova që të shkruaja me radhë të shtrënguara, sepse në atë katrahurë nuk mund të gjeja fletë të tjera.

Të gjithë pa përjashtim ishin çmendur dhe unë po e shprehja marrëzinë time ndryshe nga të tjerët, duke i shtypur këto shënime me rreshta të ngjeshur në dy kopje, njërën për time bijë, Manjolën, tjetrën për vete, nëse do të mbetesha gjallë pas rrëmujës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe160
ISBN9789928354617
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë