Dhimiter S. Shuteriqi A-007354
Libër i ri
"Fletë nga jeta ime" titullohet libri me kujtime i Dhimitër S. Shuteriqit, një personalitet i shquar, jo vetëm i historisë letrare e kulturore, por edhe i historisë së vendit tonë. Duke lexuar "Fletë nga jeta ime" lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton; kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca, me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë, po aq të ndriçuar nga vështrimi i artistit dhe i njeriut.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366016 | |
Duke lexuar këtë libër mësojmë shumë jo thjeshtë për jetën e Dhimitër Shuteriqit e familjes së tij të njohur, por nëpër faqet e tij njohim një pjesë Shqipërie të fillimshekullit të kaluar, sidomos qytetet e Elbasanit e Korçës, dy prej qendrave më të rëndësishme të historisë sonë, të patriotizmit e arsimit shqiptar.
Mënyra shumë tërheqëse e rrëfimit prej shkrimtari të sprovuar dhe çiltërsia (kërkesë themelore për një libër me kujtime), por edhe vërtetësia e përshkrimit të mjaft ngjarjeve, të njerëzve fort të njohur apo pak të njohur, e bëjnë këtë libër një visar që nuk duhet lënë pa u shfletuar e lexuar. Aty lexojmë e mësojmë për njerëz të shquar si Kostandin Kristoforidhi apo Avni Rustemi, për familje të njohura të Elbasanit e Korçës, për shokë, nxënës e studentë që bënë pothuajse të njëjtën rrugë me Autorin e këtij libri.
Një vështrim i mprehtë, pjesëmarrës, gjithmonë plot dashuri për vendin e tij, për njerëzit, botën. Freskia e rrëfimit, pasuria gjuhësore dhe letrare, detajet e shumta me ngjarje historike e mbushin këtë libër të veçantë plot me jetë njerëzish dhe shumë informacion të pasur e mjaft origjinal.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 412 |
| ISBN | 9789928366016 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Në këtë libër me tregime të zgjedhura, Dhimitër Shuteriqi rrëfen me nostalgji për vitet e paharruara të fëmijërisë së tij: udhëtimin e parë me karvan, më pas me automobil, lojërat me shokët, ditët e kaluara duke u kredhur në ujërat e liqenit të Pogradecit duke peshkuar gurnecka "gjigante".
Duket sikur vëmendja e autorit përqendrohet tek oborri i Andronikut, perandorit të Bizantit dhe njerëzve të kralit Urosh të Serbisë, por, në të vërtetë, ideja themelore është ajo e mbijetesës arbërore.