Drago Jancar A-008365
Libër i ri
Titulli i romanit më të ri në shqip të Drago Jančar “Dhe dashuria gjithashtu”, tingëllon disi i pazakontë, pasi ai gjen zhvillim në një vend dhe kohë kur bota duket sikur drejtohet nga urrejtja.
Ky libër nuk është më në stok
Gjatë përshkallëzimit të dhunës në Mariborin e pushtuar, mes rebelëve në pyjet Pohorje, në kampin e përqendrimit në veri të Europës dhe gjatë periudhës së pas-luftës, në katër kapituj tregohen histori njerëzish që janë vrasës, viktima dhe herazi edhe të dyja bashkë.
Dhe kush përpiqet që së paku të shpëtojë të dashurit e tij nga ethet e së keqes dhe nga kapitullimi i dinjitetit njerëzor, e nis këtë duke marrë një libër nga rafti i një librarie…
| Faqe | 364 |
| ISBN | 9789928348821 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Nikollë Berishaj |
| Roman | Sagë&Histori |
Druri pa emër është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia.
Atë natë e pashë është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan.