Engjëllushe Sanxhaku Varfi JOZ0001
Libër i ri
Romani rrëfen gruan, Martina Gjonbardh Gjuraj, që jetën, përveç vuajtjesh e hidhërimesh të shumta që ia mbillnin në shpirt, për ta lodhur, asgjësuar, e kaloi në një dyshim brerës që edhe e lumturonte, edhe e trembte deri në palcë.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet Jozef | |
| ISBN | 9789928241813 | |
E heshti për vite e vite të tëra dyshimin e saj, derisa ajo heshtje e urtë, e pjekur, e matur, e duhur, iu rizgjua vrullshëm pikërisht kur ajo mendonte se e kishte harruar një paqeje Zoti, për të vazhduar ashtu dhimbjes tashmë të kthyer në forcë atë pjesë të mbetur jete. Në një koncert violine, një njeriu, mashkulli, dyshimi i saj u përndez duke e detyruar atë t’i shkojë të vërtetës deri në fund, e vërtetë që i hapi dyert e lumturisë së marrur, fshehur, mohuar, për aq gjatë prej Sistemit të Diktaturës, që, me gjithë forcën dhunuese, nuk mund të mposhtte deri në fund ligje shkruar Zoti jetës njerëzore...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 274 |
| ISBN | 9789928241813 |
| Viti i Botimit | 2018 |
| Vendodhja | Durrës |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Margarita Renci, personazhi kryesor, një grua që e jetoi jetën në pjesën më të madhe në dy emra të tjerë, pa ditur identitetin e saj të vërtetë, ka shkruar jetën e vet një shkrimi që merr trajtën e një romani, që nuk po e mbyllte fundit, si të priste t’i ndodhte, jo ta sajonte.