Arsim Spahiu BAS0007
Libër i ri
Libri paraqet të dhëna të reja, që dëshmojnë se maqedonasit e vjetër dhe dinastitë e tyre mbretërore janë ilirë.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Adel CO | |
| ISBN | 9789995632717 | |
Për hartimin e këtij punimi autori mbështetet te autorët e vjetër grekë të shekullit IV (p.e.s) dhe të shekujve të fundit të lashtësisë. Autori mbështetet gjithashtu te autorët më të njohur francezë, anglo-amerikanë, gjermanë dhe italianë të 2-3 shekujve të fundit të erës sonë, që janë marrë me historinë e maqedonasve të vjetër.
Në pjesën e parë të librit shihet qartë qëndrimi i Filipit II dhe i Lekës së Madh ndaj panhelenizmit.
Në pjesën e dytë trajtohen probleme të numismatikës maqedonase, që ndikohen më shumë nga numismatika trake, babilonase, ose fenikase, se sa nga numismatika greke
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 230 |
| ISBN | 9789995632717 |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Të njëjtat aspirata ziejnë në Kosovë pas luftës së dytë botërore. Kjo pasqyrohet qartë në romanin“Varrë në zemër”
Ky botim përbën hapat e parë të mitografisë shqiptare. Kjo monografi provon qartë se Pellazgët shumë kohë para heleneve kanë pasur epopetë e tyre luftëtare dhe kombëtare, të cilat, akejtë i kanë shndërruar në epope kombëtare që gjoja i përkasin Greqisë” (G. Glotz).
Eshtë një nënkapitull i tezës së doktoratës, i zgjeruar me shumë të dhëna të tjera burimore. Në këtë studim autori bën përjekjet e para për të provuar karakterin etnik ilir të maqedonasve dhe epirotëve
Autori mbështetet dhe paraqet shumë të dhëna burimore që nuk njiheshin më parë. Mbretëria maqedonase ka tipare të përbashkëta me mbretërinë e epirotëve, sidomos në strukturën konstitucionale. Në tërësi, monarkia epirote është si monarkia maqedonase.
Eshtë një studim që provon me mjaft siguri se në trojet ku është folur maqedonishtja, kanë banuar ilirë dhe, ilirët nuk kanë folur greqisht; ata kanë pasur gjuhën e tyre – ilirishten. Prandaj, duke pasur parasysh elementet që parashtrohen në këtë punim, mendohet se është në përputhje me realitetin historik të merret maqedonishtja dialekt i ilirishtes,...
Në të dhënat e shumta për shtetin epirot, që renditen në këtë punim nuk gjendet ndonjë gjë e përbashkët mes epirotëve dhe grekëve. Epiri qëndron përherë jashtë komunitetit grek. Shteti epirot nuk imiton institucione greke. Monarkia e Ajakidëve ka afri të dukshme në struktura konstitucionale vetëm me monarkinë e Antigonidëve të Maqedonisë dhe me mbretëritë...
Ky punim përbëhet nga tri pjesë: numismatika, antropologjia dhe etnografia. Në këto pjesë renditen argumente numismatike, antropologjike dhe etnografike për karakterin etnik ilir të maqedonasve
Libri përbëhet nga disa kapituj që provojnë se janë të pabazuara pikëpamjet e disa autorëve të huaj, sipas të cilëve ndikimi i greqishtes në epirotisht dhe në dialektet e tjera ilire është i madh. Epirotët, maqedonasit dhe ilirët në përgjithësi kanë individualitetin e tyre etnik. Sado fqinj shekullorë me grekët dhe me romakët, ilirët e kanë ruajtur gjuhën...
Në këtë studim autori jep të dhëna historike sidomos mbi popullsinë e Maqedonisë Perëndimore. Ajo që është kryesorja në këtë libër, autori, i bazuar në studimet e arkeologëve më të njohur, provon se në Maqedoninë Perëndimore, në dy mijëvjeçarët e fundit para e. s., ka banuar popullsi kryesisht ilire