Ky set është për të gjithë ata që...
Te gjithe ata qe e kane lexuar Ditarin e Gregut, autori i kesaj serie fantastike sjell nje tjeter personazh, po aq fantastik. Kete here radhen e ka...Roul Xheferson!
TREMB VETEN, O TOÇ! Merr një elektrik dore, futu poshtë batanijes dhe kridhu në botën mizore me humor të paparashikueshëm të imagjinatës së Roul Xhefersonit. Do të hasësh zombie, vampirë, fantazma e shumë më tepër në këto rrëfenja jashtëzakonisht komike. Historitë e frikshme të Roulit mund të të mekin gazit, por kujdes... se mund të përfundosh duke fjetur...
Njihuni me Deni Dingëll, ndryshe fytyrëeksperimentali (Ha-ha) - spiuni supersekret dhe ndihmësi i ardhshëm i të madhërishmit superhero, Surrathekuri. Deni dhe Persi e dinë që duhet të kalojnë të gjitha vështirësitë për të mundur armikun djallëzor të Denit, Garet Trampshau, i cili është një gjeni i lig me një baba po ashtu gjeni të lig. (Ata janë...
Deni Dingëll, supershpikësi ynë i parapëlqyer fantastik, vjen sërisht, dhe këtë herë: ai do t’u bashkohet skautistëve! (Të gjithë e dinë që SKAUT do të thotë Spiunët e Klubit Absolutisht Ultrapërgjues të Tmerrshëm, apo jo?)
Më në fund pushimet verore erdhën! Tani që shkolla mbaroi, Deni Dingëll ka plot kohë të merret me supershpikjet e tij. URRAA!
Me betejën mes bandave muzikore, që pritet të zhvillohet, ata gjenden përballë sfidës më të madhe në jetë. Vallë, a do t’ia dalin mbanë, apo do t’i dalë tymi kësaj pune?
Mbretëresha ilire Teuta është një nga figurat më spikatëse të grave në historinë europiane, që kanë drejtuar shtete dhe fuqi të mëdha.
Tefta Tashko Koço (1910 - 1937), kjo bijë e një familjeje atdhetare, ishte ndër të parat soprano shqiptare, që solli muzikën operistike në vendin tonë.
Piktori Ibrahim Kodra lindi në Ishëm të Durrësit më 1918 dhe vdiq më 2006 në Milano, ku jetonte prej më shumë se gjysmë shekulli.
Shumë herë më pyesnin se nga i nxirrja teoritë, nga më lindnin idetë dhe si ia bëja që t’i thjeshtëzoja gjërat e ndërlikuara. Përgjigjja ime ishte gjithnjë e thjeshtë: gjërat duhen provuar nëntëdhjetë e nëntë herë, që të kesh sukses në herën e njëqindtë.
Unë themelova “The Beatles”, grupin e rrokut më të njohur në të gjitha kohërat. Me këtë grup revolucionuam muzikën, u lidhëm me gjithë të rinjtë e kohës, shitëm miliona disqe, mbushëm stadiume... Kurrë nuk kishte ndodhur që një grup muzikor të kishte aq shumë admirues dhe të nxiste aq shumë pasione. Fanset tona ulërinin, qanin dhe, madje, humbnin ndjenjat...
Që nga filozofët e deri te poetët, që nga arkitektët e deri te piktorët, që nga mbretërit e papët dhe deri te njerëzit e thjeshtë, të gjithë ndiheshim të aftë për ta ndryshuar botën.
Gjatë jetës sime kompozova nëntë simfoni, gjashtëmbëdhjetë kuartete harqesh, mbi tridhjetë e dy sonata për piano, një operë dhe kompozime të tjera, që do t’i njohim së bashku. Shkrova aq shumë muzikë, saqë duket gati e pamundur të besohet se gjatë pjesës më të madhe të jetës sime unë nuk mund të dëgjoja. Mund ta imagjinoni dot një muzikant që s’dëgjon?...
Pas zbulimit tim nisi epoka e perandorive të mëdha oqeanike. Falë tregtisë me Botën e Re, disa vende evropiane, si Spanja dhe Anglia, përjetuan një rritje të madhe ekonomike dhe u kthyen në fuqi botërore. Që atëherë, ajo që ndodh në një pjesë të botës, ndikon tek të gjitha vendet e tjera të saj. Pa udhëtimet e mia, bota në të cilën jetoni, nuk do të ishte...
Jam i sigurt se, nëse juve do t'ju jepej mundësia të ndërmerrni një udhëtim të tillë, patjetër që do të niseshit menjëherë. Por besoj se pak njerëz kanë pasur mundësinë për të parë dhe për të njohur të gjitha ato vende dhe, për këtë arsye, dëshiroj t'ju rrëfej për udhëtimin tim.
Jeta ime ishte shumë e vrullshme në të gjitha kuptimet. U bëra mbretëresha e Egjiptit në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Luftova pa u lodhur për vendin tim. Ju siguroj që nuk kam qenë ajo gruaja e padrejtë dhe manipuluese që më kanë përshkruar. Dhe për t'u mbrojtur nga shumë e shumë gënjeshtra, besoj se ka ardhur momenti që t'jua tregoj vetë historinë time.
Ismail Qemal Vlora lindi në Vlorë më 24 janar 1844, në një familje të madhe, të nderuar e të njohur në botën osmane.
Gjergj Kastrioi Skënderbeu është heroi më legjendar i historisë shqiptare, i cili para më shumë se pesë shekujsh çliroi Shqipërinë nga zgjedha osmane dhe u bë një nga mbrojtësit më të mëdhenj jo vetëm i shqiptarëve, por dhe i popujve të tjerë të Europës. Përsonalitetet më të shquara të Perendimit në ate kohë e më pas, i ngritën himn figurës së tij, e cila...
"Tani mund të vdes i lumtur, por nuk mund ta humbas kënaqësinë. Duhet të jetoj patjetër! Duhet t'i kthehem punës patjetër - punës sime! Duhet të konstruktoj patjetër motorin me rrymë alternative, që të mund t'ia ofroj botës. Kjo do ta çlirojë botën! Njerëzit nuk duhet të stërlodhen, as të shtyjnë dhe as të tërheqin, as të djersiten si robër në punët e...
Edhe pse kam realizuar mijëra shpikje, ajo që më bëri të njohur dhe ndryshoi jetën e njerëzimit ishte llamba elektrike. Po, po, llamba e thjeshtë elektrike që keni ju në shtëpitë tuaja...”
Seria Me quajne... e shtepise botuese Albas pasurohet edhe me nje tjeter personalitet te spikatur te historise shqiptare, Ali Pashe Tepelenen. Ky botim i pershtatur per femijet e vegjel, eshte pergatitur nga autoret Luan Rama dhe Sulid Kasemi
“Nuk kam punuar për të marrë tituj dhe çmime, edhe pse jam vlerësuar me shumë të tillë edhe jashtë vendit, por për të bërë art, për të dhënë diçka nga shpirti im dhe ndihem tepër e vlerësuar, kur njerëz të thjeshtë të panjohur më ndalin dhe më falënderojnë për kënaqësinë që kanë marrë prej filmave të mi.”
Maksi dhe Paulina luajnë futboll. "Gol!" thërret Maksi. "Ne jemi kampionë botë!". Por fqinjit të tij, Timit, i duket se më të fortët në futboll është ai dhe shokët e tij. Kështu, ata vendosin të bëjnë një ndeshje futbolli mes dy skuadrave. Kush do ta fitojë "Kupën e Botës?!"
Gati!? NISU! Maksi merr vrull me biçikletën e tij lodër. Por tani ai është rritur. Maksit i nevojitet një biçikletë e vërtetë! Bashkë me mamin ai vendos të rregullojë biçikletën e vjetër të vëllait të tij, Feliksit. Pastaj duhet të mësojë, mësojë, mësojë... Dhe, shumë shpejt, Maksi fillon të marrë kthesat e para.
Shoqja e ngushtë e Maksit, Paulina, sapo ka marrë medaljen "Kali i detit". Edhe Maksit do ti pëlqente të mësonte notin. "Ti nuk e merr dot atë medalje, se nuk je adhurues i ujit", - i thotë vëllai i tij i madh. Tani I takon Maksit të tregojë çështë i aftë të bëjë!
Unë jam gati katër vjeç! - thërret Maksi. Dhe mendon se kushdo që bën 4 vjeç, mund të dëshirojë një lepurush prej vërteti për ditëlindje. Por... duhet të nxitojë, sepse lepurushi i zi më i bukur në botë mund t'I shitet dikujt tjetër...