Artan Mullaj UE0171
Libër i ri
Ky roman është ndër më të suksesshmit të këtij autori, prandaj vjen si një ribotim nga Mapo Editions
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | UET Press | |
| ISBN | 9789928213068 | |
Rreth librit
Shpirti njerëzor ka një fuqi të pashtershme, që ne nuk e njohim; një energji të pafundme, të cilën nuk arrijmë ta vlerësojmë dhe ta kuptojmë asnjëherë; ka një dinamikë të mistershme... Sa më e rëndë situata, sa më të mëdha problemet, sa më shumë trishtim, dëshpërim dhe psherëtima të ketë jeta jonë, aq më shumë spikat kjo energji; aq më qartë shkëlqen kjo e vërtetë. Yjet llamburitin më fort, kur nata është sterrë e zezë.....Tek cdo njeri ekziston një energji e fshehur, që shfaqet në momente kritike, pikerisht atëherë kur mendon se gjithçka ka mbaruar. Është energjia e hijes sonë, e egos, e zemrës, e shpirtit, në një mobilizim fatal për t’iu përgjigjur thirrjes së natyrës e cila synon të mbijetojmë në çdo rast.
| Faqe | 151 |
| ISBN | 9789928213068 |
| Redaktori | Klara Shoshi, Fabjola Caushaj |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | Botimi i dytë |
| Përmasat | 23x16 |
| Roman | Sagë&Histori |
.. E tashmja është stacioni ku njeriu ndalon për tu mbushur me frymë, për të bërë përcaktime. Mirë a keq, parajsa është përpara. Zoti fshihet në retë e bardha të së ardhmes, dhe nuk duket asnjëherë. Prandaj nuk e takojmë kurrë sa jemi gjallë.
Romani sjell historinë e vërtetë dhe të pazakontë të një vajze shqiptare në emigrim, që ka shpirtin e saj të mbërthyer në një ëndërr! Artan Mullaj, edhe në këtë roman e ka gjetur lexuesin e vet me mjeshtrin, thellësinë dhe pasionin e rrëfimit
.. E tashmja është stacioni ku njeriu ndalon për tu mbushur me frymë, për të bërë përcaktime. Mirë a keq, parajsa është përpara. Zoti fshihet në retë e bardha të së ardhmes, dhe nuk duket asnjëherë. Prandaj nuk e takojmë kurrë sa jemi gjallë.