Një esse për jetën, artin dhe “humorin” e shqiptarëve para dhe pas vitit ‘90
Shtepia Botuese Argeta LMG ka mbledhur dhe ka sjelle per lexuesit shqiptar te gjithe bëmat e tij nga lindja deri në ditët tona
Vjen me ne fund ne shqip nje nga pershkrimet me te thelluara mbi kenaqesine e te lexuarit te tekstit nga teoricienti dhe studiuesi francez, Roland Barthes, perkthyer nga Elvis Hoxha dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Zenit
Te “Çmenduria e turmave”, Douglas Murray investigon çrregullimin e kulturës “woke” dhe ngritjen e politikave të identitetit. Me një prozë të gjallë dhe brisk të mprehtë ai ekzaminon çështjet më kontroversiale të kohës: seksualizmin, gjininë, teknologjinë dhe racën, me interlude në bazat e “wokeness” marksiste, ndikimin e teknologjisë dhe si duhet të...
Asketika”, traktat i udhakimit të shpirtit human drejt përparimit, nën njësimin e një materializmi të skajshëm dhe idealizmi romantik, ashtu si krejt vepra e tij, gjer te teksti i fundit i tij “Udhëtim në Malin e Shenjtë” (botim Zenit, 2013), përbashkon dy skajet: nisjen e tij kah e përpjeta reale e jetës si dhe përpjekjes spirituale deri në fund të saj.
Nestori është episodi i dyte i kryeveprës Uliksi, të James Joyce. Libri botohet në ditën e 100-vjetorit të daljes së romanit kryesor të letërsisë moderne. Është botimi i parë dygjuhësh në shqip, i një vepre të kësaj natyre. Me qëllim të vihet në dispozicion të mësueseve, nxënësve e studiueseve, libri përfshin tekstin definitif origjinal të James Joyce dhe...
Libri më i fundit, Rusët po vijnë, i autorit shaban Murati është i 16 botim mbi ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare, vazhdim i studimit Rusia Ballkanike.Libri “Rusët po vijnë” është, sipas tij, një përpjekje për të kuptuar në thellësi pasojat e sotme dhe të ardhme, që vijnë nga veprimtaria aktuale e diplomacisë ruse në drejtim të Shqipërisë, Kosovës dhe...
Ky libër sjell një përmbledhje të eseve të shkrimtarit britanik George Orwell, të shkruara mes viteve 1936 dhe 1946. Eseja Luani dhe njëbrirëshi u shkrua në një kohë kur Britania e Madhe po luftonte dëshpërimisht dhe pothuajse krejt vetëm përballë Gjermanisë Naziste. Esetë e tjera, Të vrasësh një elefant, Kujtime nga libraria, Kufijtë e artit dhe...
Koleksioni eseistik si ditar shpirtëror "Poetë dhe profetë" shërben edhe si manual edukues për dialogun e brendshëm të çdo krijuesi të krishterë.
Duke analizuar historinë, ai u rekomandon njerëzve të jenë racionalë në veprimet e tyre politike, por, gjithashtu, vëren se një tiran i meriton të gjitha sharjet, ndërsa një themelues republike i meriton të gjitha lavdërimet. Këto ese vijnë në shqip për herë të parë.
Libri “Zgjedhja” i autores Edith Eger është një memoar personal që tregon historinë e jetës së saj, si dhe çfarë ka mësuar nga përvoja e saj si viktimë e Holokaustit. Gjithashtu, ajo ofron këshilla dhe mësime të mëdha për të ndihmuar lexuesit të zgjedhin një jetë të lumtur dhe të mbijetuarit nga sfidat dhe traumave të vështira.
Sekrete të njerëzve të njohur e të panjohur që, me zemër në dorë, i rrëfehen penës së shkrimtarit.
Falë këtij libri të vogël, ju do të përfitoni disa njohuri të ideve dhe kryesore që janë në themel të kuptimit modern të universit. Nëse do t'ia dal në qëllimin tim, ju do të ndiheni familjarë me fushën time të ekspertizës dhe mund të jeni të uritur për të mësuar më shumë.
Realiteti ku jetojmë vishet në këtë libër me vellon fine dhe të fisme të humorit që të mos duket ashtu lakuriq e i shëmtuar siç shfaqet shpesh në përditshmërinë tonë.
"Librat e mirë janë si qenie të gjalla, madje herë-herë edhe mbitokësore. I tillë është për mua “Midis krimeve dhe mirazheve” i shkrimtarit të mirënjohur Besnik Mustafaj. Ky është libri që më përpin si rrallë ndonjë tjetër. Kjo para së gjithash për rëndësinë përcaktuese të ngjarjeve në historinë e një vendi dhe të një kombi që u kushtohet, por edhe për...
Ky libër është një valë mbresash vetjake të autorit për vendin që shumica e njerëzve (sidomos te huajt), për lehtësi e quajnë Amerikë.
Ne kete liber autori sjell histori dhe kujtesa nga nje vend ku shfaqet mentaliteti i nje mjedisi me mire se kudo gjetke, - Zogu i Zi ne Tirane ....
Ne kete liber autori sjell refleksione nga jeta e perditshme e secilit prej nesh, per menyren sesi nderveprojme dhe per boten e brendshme shpirterore...
Ese plot nerv, energji, gjuhë e bukur e me temperament interesant, ndërthurur mes realizmit dhe vlerësimit politik dhe shoqëror.
Duket se janë pikërisht ese të shkurtra interesante, shkruar me shije dhe dituri që spikatin, që bashkë me dijet ngjitin të përpjetën e thepisur të dijes, që tejkalojnë njeriun dhe përplasjet e shumta, të vërtetat dhe rrenat, nëpër monopatet e rritjes së njeriut, duke u nisur nga gjërat e thjeshta dhe duke përfunduar në majat e panjohura.
Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok. Ky kontinent është i parrokshëm që të mund ta përshkruash. Është një oqean i vërtetë, planet më vete, një kozmos i larmishëm bajagi i begatë. Ne veç për thjeshtësim, për lehtësi, themi - Afrika. Në fakt, përveç emërtimit gjeografik,...
Sodit është një libër me reflektime e ndalesa në përpjekjen për të kuptuar realitetin, për të kapur kuptimin e jetës, e jetës së mirë, e jetës së qëllimshme, e jetës që synon një vendmbërritje. Janë reflektime mbi atë që është dhe atë që mund të jetë