Të hedhësh dritë mbi problemet më serioze dhe në të njëjtën kohë të mos shqiptosh asnjë fjali të vetme serioze, të magjepsesh nga realiteti i botës bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë të shmangësh çdo realizëm - ja, kjo është Festa e kotësisë.
Ligësia gjen strehë në shpirtrat e shëmtuar. Një fëmijë e ka të pamundur ta kuptojë, nganjëherë edhe të rriturit me vështirësi e zbulojnë, veç kur i ndiejnë pasojat në lëkurën e tyre! Një roman ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Trilleri bestseller ndërkombëtar numër 1 i autorit të romanit Hipnotizuesi rrëfen historinë rrëqethëse të një vrasësi serial manipulues dhe të dy agjentëve të shkëlqyer të policisë, të cilët duhet ta mposhtin në lojën e tij.
Tradhtaret gjate Luftes se Ftohte: Këto personazhe të njohura të spiunazhit, në thelb, vërtetojnë më së miri atë se çfarë ka qenë dhe është në gjendje të bëjë spiunazhi, i cili, thënë ndryshe, është në fakt një lloj biznesi cinik i njërit kundër tjetrit.
Në qendër të kësaj historie emocionuese është arti i fotografisë dhe historia e një vajze me kureshtje të rrallë, që do të bëhet shkak për t'ia ndryshuar përgjithmonë rrjedhën e jetës.