Libri “Princi i vogël” është për lexuesin e tij të vogël, por poaq edhe për atë të rritur, si ai shoku i vërtetë në përkufizimin që i bën Antoine de Saint-Exupery¬ në faqet e këtij libri: “Një shok i vërtetë është ai që zgjatet për të të prekur dorën, por të prek zemrën.”
Kuajt në këtë rrëfim janë shpirtëzuar me ndjenja njerëzore: me egërsinë dhe keqardhjen, harenë dhe trishtimin, xhelozinë dhe krenarinë, altruizmin e rinisë dhe vetëdijen e ngrysur të pleqërisë shkatërrimtare. Më së shumti është njerëzuar personazhi kryesor – Pullaliu. Historinë e trishtuar të jetës tij e keni përpara për ta shfletuar
Në librin që keni në duar do të lexoni aventurat e Robin Hudit, heroit legjendar të pyjeve të Shervudit, ndihmësit të të varfërve, jetimëve, të pastrehëve dhe armik i padrejtësive, gjakatarëve dhe tiranëve.
Kishin kaluar plot 23 vjet që nga ardhja në ishull. Sikur të më thonin se do të jetoja 23 vjet i vetëm në një ishull, do ta kisha përqeshur, por isha mësuar shumë me jetën këtu. Kisha mësuar duke e jetuar se ç’mund të arrijë dhe jetojë një njeri i vetëm. Sikur mos të kisha frikë nga kanibalët, mund të jetoja në ishull deri në fund të jetës sime, i qetë...
Me mundësitë e sotme, të bësh një udhëtim përreth botës për tetëdhjetë ditë është shumë e lehtë. Po siku të ishit një shekull më parë me një dedektiv që ju ndjek nga pas, a do ia arrinit vallë? Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion udhëtimin përreth botës të z. Fog, në një kohë kur ky udhëtim konsiderohej diçka e pamundur.
Ka disa vepra letrare që u përkasin kohërave shumë përtej periudhës kur janë shkruar. Këto lloj veprash janë ato që ne i quajmë kryevepra. Për të përcaktuar nëse një vepër përmban apo jo vlerat e një kryevepre, një rëndësi të veçantë kanë aftësitë e personit nga dora e të cilit ka dalë ajo vepër. Sipas këtij konceptimi të kryeveprave, vepra “Të mjerët” e...
Në gjysmën e dytë të shekulli XVII Franca ishte zhytur në kaos të vërtetë, pasi mbreti dhe kardinali ishin në luftë të vazhdueshme. Përsa i përket sigurisë së jetës dhe pasurisë as që bëhej fjalë. Në këtë kohë, dalin në pah tre mosketierët dhe një djalosh sypatrembur i quajtur D’Artanjan. Të tre mosketierët luftojnë me trimëri për drejtësi dhe liri. Në...
Kujtimet fëminore që mbajnë njerëzit në zemra e tyre janë thesare të arta. Libri që keni në duar, përfshin ditarin e rrëfimeve plot dëlirësi fëminore të një djali që studion në shkollën fillore të përpiluara me mjeshtëri nga shkrimtari Edmondo de Amiçis. Pasi të lexoni këtë libër do thoni: “Ah sikur të isha gjithmonë fëmijë!”
Oliver Tuisti është një djalë jetim dhe i varfër, të cilin e trajtojnë egërsisht në një strehë vorfnore. Pa asnjë kacidhe dhe i uritur, ky merr rrugën për Londër, po bëhet viktimë, duke rënë nën kthetrat e një bande grabitësish e xhepavjedhësish, që kryesohej nga krimineli Fexhin. Pas miqësimit me një zotëri bujar, në kohën kur burri bie pre e vidhet nga...
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
HarperCollins is proud to present its new range of best-loved, essential classics. With his faithful French servant, Passepartout, Phileas Fogg embarks on the adventure of a lifetime, travelling across four continents by whatever means he can - train, elephant, steam ship - and experiencing endless surprises and mishaps along the way.
Aventurat me fyej magjikë e katallanë të Fatbardh Pikaloshit vijojnë të magjepsin fëmijët anembanë. “Babai” i Fatbardh Pikaloshit, shkrimtari i njohur për fëmijë, Bedri Dedja, ju fton në portat e botës së tij magjepsëse të përrallave. Në këtë libër do të njihni heroizmat e famshme të Pikaloshit dhe miqësinë e tij jo të zakonshme me Qenin Qimekuq-Zemërbardhë.
Përrallat e Andersenit janë një trashëgimi e mrekullueshme e letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur. Krijimtaria e tij është mbështetur në gurrën e urtisë së pashtershme popullore jo vetëm të vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera që vizitoi.
I gjithë Parisi tallet dhe torturon Kuazimodon, Kurrizon, i cili jeton midis zgavrave prej guri, në majat e Katedrales së madhe. Asnjeri nuk mendon se ai ka ndjenja dhe emocione njerëzore. Por Kuazimodo, për çudinë e të gjithëve, do të tregojë se ai ka në vetvete dashuri të pafund dhe besnikëri, të cilat shpalosen në këtë histori dramatike dhe të...
Wellsi i përdori njohuritë e shkencës dhe gjeninë e tij imagjinuese për të krijuar ''fantazitë e tij shkencore''. Ai është kudo - dhe asgjëkund. Një fshat i qetë, një stuhi bore e furishme, një i huaj misterioz...... Së fundi, i takon një njeriu për ta zgjidhur këtë mister dhe t’i japë fund kësaj katrahure, për të zbuluar identitetin e Njeriut të...
Romani është shumë i bukur dhe përcjell mjaft mesazhe domethënëse. Lexuesi pëlqen ankthin dhe shpejtësinë se si zhvillohen ngjarjet njëra pas tjetrës dhe mbi të gjitha, ai dëshiron që Konti të dal fitimtar
Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e të pastra, t’ia kalojë mirë e bukur e të shkojë për çdo ditë në shkollë? Ndoshta të gjithë, përveç djaloshit Hakëlberi Fin.
Jules Verne, një shkrimtar i njohur francez, i konsideruar si "babai" i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohëve, menjëherë pas Agatha Christie me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashmë janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të tërë krijuesish e shpikësish.