Produktet më të shikuara
Brajan Sukaj vjen me romanin e trete para lexuesit shqiptar: “I pushtuari dhe nata”. Me dy romanet e meparshme “Ciklopi” dhe “Viti i elefantit” ka marre cmime letrare si “Romani me i mire i Panairit te Librit Tirana 2018” dhe “Romani me i mire i vitit” tek Bukinist.al ne vitin 2019.
Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj "më të vështirë dhe më kompleks".
Me lehtësi dhe ironi, Isabel Allende rievokon çaste të së shkuarës dhe ndalet në të tashmen për të na treguar arsyet e feminizmit të saj. Autorja niset nga origjina, nga fëmijëria dhe nga adoleshenca e saj, të kaluara në kornizën e një strukture të rreptë patriarkale.
Suksesi dhe dështimi janë një fije larg njëri-tjetrit, po a është lumturia prej suksesit gjithnjë e garantuar, kurse dështimi domosdoshmërisht një humbje? Ky roman i ri i David Foenkinos-it, zbavitës dhe i pazakontë, nuk është thjesht historia e një dështimi. Martini thuajse ia doli mbanë, për një fije nuk e arriti suksesin dhe vendi i dytë është padyshim...
Romani "Dritëhijet e një mendjeje", i botuar për herë të parë më 1983, është ende ndër më të lexuarit në letërsinë holandeze, për hir të rrëfimit unik dhe dramës së tij. Romani Dritëhijet e një mendjeje është më shumë se një përshkrim i hollësishëm i botës, i parë me sytë e një pacienti me Alzhajmer: është një histori dashurie, që refuzon me kokëfortësi...
“Vanesa ime e errët” është një histori e manipulimit psikoseksual midis një adoleshenteje pesëmbëdhjetë vjeçare dhe mësuesit të saj, e pasojave të rënda që ka shkaktuar lidhja e tyre disa vjeçare. Është një portret kulturor shkatërrues, i mundësimit të abuzimit dhe dëmit që shoqëria u shkakton atyre.
Rebecca Serle njihet për historitë e fuqishme, që të rrëmbejnë zemrën në çast dhe libri “Një verë italiane” nuk bën përjashtim: Një rrugëtim magjik për fuqinë e dashurisë nënë-bijë në Brigjet e Amalfit marramendës
Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, një nga themeluesit e psikoanalizës është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pafuqishëm për të gjetur një kurë për dhimbjen e tij.
Fëmijëria e tij është ajo e një brezi të mëparshëm, me makina të konvertueshme, një qytet që është ende një qytet dhe me plazhe që nuk janë të mbushura me turistë argjentinas. Ajo që në vepër për rrëfimtarin e saj është një kthim pas në kohë, për vetë autorin, është një ushtrim i imagjinatës.
Dyshimi është një kryevepër që do ta lexoni me një frymë, një novelë krejtësisht përthithëse, që do të sfidojë gjithçka dini për mëmësinë, për atë se çfarë i detyrohemi fëmijëve tanë, dhe ndjesitë që përjeton një grua që ndihet e pakuptuar.
Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
Jaehee Lim, është një shkrimtare e talentuar koreane, e cila u zgjodh fituese e Çmimit të 9-të Botëror të Letërsisë, organizuar nga SIlbo dhe K. P. I. P. Agency. Lim ka lindur në Cheorwon në SH.B.A, në vitin 1964 dhe emigroi në Hawaii në vitin 1985. Romani i saj Parajsa Jote, që do të realizohet edhe film nga Netflix, i shkruar në gjuhën koreane, është...
Nga autorja e një prej librave më të shitur, Gjinj dhe vezë, si dhe sensacionit letrar ndërkombëtar, Mieko Kawakami, një roman i kthjellët që ndriçon ndikimin e dhunës dhe fuqinë e solidaritetit. Qiell rri si një dëshmi e shkëlqyer e talentit letrar të Kawakamit. Nuk ka dyshime se ajo ka zënë vendin dhe ka fituar reputacionin si një ndër autoret e reja më...
Me këtë histori për marrëdhëniet nënë-bir, që bashkon pendesën, pamundësinë dhe brishtësinë, Tatiana Ţîbuleac tregon se talenti i saj lidhet jo vetëm me dramën e fortë, por edhe me stilin dhe narracionin origjinal. Një roman që të prek në zemër dhe në mendje, që gërsheton jetën me vdekjen, në një thirrje dashurie dhe faljeje. Një nga zbulimet më të mëdha...
Pas suksesit qe pati me romanin “Dielli me perendon ne Lindje”, Eralda Baze vjen me nje roman tjeter para lexuesve: “Zambaku i kanionit”. Edhe kete radhe ve ne pah problemet me therese te tranzicionit shqiptar, te cilat trajtohen estetikisht permes mjeshtrise si rrefimtare.
Qoftë i parë si një eksplorim delikat, i vetëdijshëm i shtëpisë së përhumbur të kulturës viktoriane, i mbushur me jehona shqetësimesh seksuale dhe sociale, ose thjesht si “historia më e pashpresë e keqe që kemi lexuar ndonjëherë”, Shtrëngimi i Vidhës është ndoshta më e famshmja e përrallave fantazmë dhe sigurisht më e paqarta. Ky botim i ri përfshin tre...
“Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Ky është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.
"Më e ëmbla ëndërr" është anatomia e jetës së grave në periudhën e pasluftës, një përshkrim që vjen i gjallë dhe në mënyrë të paharrueshme përmes konflikteve e betejave të trajtuara deri në hollësi mes personazheve.
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, zërat e katër motrave (Minervës, Patrias, Maria Teresës dhe të mbijetuarës, Dedesë) flasin përmes dekadave për të rrëfyer historitë e tyre - nga kordelet e flokëve dhe sekreteve të fshehura, te kontrabanda e armëve dhe torturat e burgut - dhe për të përshkruar tmerret e përditshme të jetës nën sundimin e Trujillo-s.
“Përçmimi” është një ekzaminim i pamëshirshëm i dëshpërimit dhe i vetëmashtrimit në zbrazëtinë emocionale të shoqërisë moderne të konsumit.
Fatos Kongoli, një nga autorët bashkëkohorë më të vlerësuar, vjen me një roman të ri për lexuesit: Gënjeshtarët e vegjël
Ngjarjet e romanit morën shkas nga një histori e vërtetë që pati ndodhur në qytetin e lindjes së Floberit. Atij i mbetej veç të realizonte përgjithësimin artistik të realitetit. Përgjithësimi ishte realist dhe lidhej me degradimin e shoqërisë franceze të kohës. Heroina është viktimë e kësaj shoqërie dhe pjesë organike e saj. Me Emën shfaqet dukuria e...