Nëse fëmijët e vegjël do t'i lexojnë...
Emmanuel Carrère është përpjekur të hyjë në ndërlikimet e mendimit të një psikopati, vrasësi dhe gënjeshtari. I dënuar në korrik 1996, Jean-Claude Romand u lirua në qershor 2019, me kusht, dhe mbahet aktualisht nën mbikëqyrje.
Libri i bibliografistit dhe orientalistit të shquar Moritz Steinschneider, sjell një studim mbi jetën dhe veprat e filozofit arab El Farabit (i njohur në Perëndim si Alpharabius). Libri është një trajtesë e hollësishme filologjike e dorëshkrimeve që nxjerrin në dritë të dhëna për jetën e El Farabit, si dhe e shkrimeve të tij mbi fusha të ndryshme diturore...
Kjo vepër trajton jetën, mendimin, kauzën dhe personalitetin e prof. dr. Erbakan dhe shpalos pikën kritike që ai ka marrë në historinë e Islamit dhe mendimit politik bashkekohor.
Kjo vepër është një monografi mbi jetën dhe veprën e një prej poetëve më të medhenj mistik, Xhelaludin Rumi, nga autori pakistanez Afzal Ikbal. Botimi i parë i kësaj vepre ishte në vitin 1956 në anglisht, që shpjegon edhe nismën kryesore të autorit për të ofruar një panoramë të besueshme dhe për të rrokur aspektet e ndryshme të një figure, për të cilën...
Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) është një libër nga prof. dr. Mehmet Maksudo?lu i cili flet mbi jetën e Muhamedit a.s. duke u mbështetur mbi burimet e dorës së parë, ose tek ato që i kanë përdorur këto burime.
Paraqitur në rreth 700 faqe, punimi është nje kontribut i vlefshem për njohjen e familjes Toptani dhe rolin e saj në historinë e vendit tonë.
Ky album përmban portretet e 36 sulltanëve Osmanë dhe të dhëna mbështetëse rreth mbretërimit të tyre.
Ky botim sjell biografinë e plotë rreth nënshkruesit të Pavarësisë dhe nënkryetar i Qeverisë Kombëtare të kryesuar nga Ismail Qemali
Ky libër është një monografi kushtuar prof. Eugene Pittard dhe bashkëshortes së tij Helene Pittard e njohur me pseudonimin Noelle Roger, të cilët kanë udhëtuar në Shqipëri në fillimet e shekullit të XX-të.
Në këtë biografi të pazakontë, shkruar nga Dr. Eris Rusi vjen historia e jashtzakonshme e Beqir Potkës nga ferri komunist drejt Tokës së Premtuar, në SHBA.
Menjëherë pasi është botuar në anglisht, vetëm pak javë më pas, shtëpia botuese “Uegen” sjell në shqip autobiografinë që është kthyer në bestseller-i i momentit në të gjithë botën. Për herë të parë, Princ Herri tregon historinë e tij, duke përshkruar udhëtimin me ndershmëri të vërtetë, të patundur. Një botim historik, plot dije, zbulesë, vetë-ekzaminim...
Ne kete liber vjen historia e nje prej famijeve me te shquara te historise se Shqiperise por njeheresh e njohur edhe ne Perandorine Osmane, - shkruar nga Thomas Frasheri, - me fakte qe dalin per here te para para publikut. Nuk eshte thjeshte nje histori familjare... Ky botim eshte pergatitur me nje cilesi te larte nga shtepia botuese Onufri
Tërheqës dhe magjepsës, ky libër u jep zë grave të rafinuara, të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin pritshmëritë e familjes dhe shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.
Pas një sërë kërkimesh, burimesh ekspertësh dhe intervistash të personave të brendshëm që nuk kanë folur kurrë më parë, Tom Baueri, biografi investigativ britanik, zgjidh rrjetën e ngatërruar të dramës në sallën e gjyqit, të politikës oborrtare dhe të ëndrrave të penguara të fëmijërisë, për të zbuluar një histori mahnitëse dashurie, tradhtie, sekretesh...
Në këtë biografi, gazetarja e muzikës pop, Karolina Sullivan, e cilëson udhëtimin magjepsës të Duas si një nga më frymëzuesit e popit, sidomos me turin “Future Nostalgia”. Ky është portretizimi më i thelluar deri më tani i një ylli të popit në kulmin e famës së saj. SI ARRITI TË BËHEJ DUA LIPA NJË IKONË E KOHËVE MODERNE.
Kodiku i Kieutit është dokumenti i parë që dëshmon veprimtarinë letrare të Nikollë Filjes. Për shumë kohë rindërtimi i historisë së shkrimit të kësaj vepre nuk ka pasqyruar të vërtetën historike dhe filologjike, kjo për shkak të hipotezave të brishta të parashtruara qysh nga botimet e para të pjesshme.
BLACKPINK - vajzat më guximtare dhe më elegante. Ky libër është udhëzuesi më gjithëpërfshirës për grupin e vajzave që po e përpin botën sa hap e mbyll sytë.
Kjo është historia e një fëmije hebre që u detyrua të rritet pa dashuri, një djalë i zakonshëm, anonim, që priste me padurim të festonte bar mitzvahu-un e tij, që nuk do të ndodhte kurrë. Bota që ai njihte u shemb para syve të tij. Ai duhej të luftonte çdo ditë, në kampet e shfarosjes naziste, për të drejtën e tij të qenësishme, ekzistencën edhe në...
Për herë të parë në shqip kronika e plotë për një nga sipërmarrjet më të rëndësishme familjare të botës.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Në faqet e këtij libri përshkruhet në detajet më të imëta e gjithë historia e tyre e dashurisë, që e mrekulloi botën, por edhe e trishtoi.
Nuk zgjidhni ju te hyni ne KGB. Eshte KGB qe ju zgjedh ju. Kjo eshte historia e rralle e librit Zbuluesi, i cili hidhet ne qarkullim nga Botart qe nga data 4 nentor 2023: Nga rekrutimi te trajnimi, historia e vërtetë dhe e jashtëzakonshme e spiunit të vetëm të KBG-së që hyri në ENA për të depërtuar në administratën franceze. Nëse duam vërtet të kuptojmë...
Botimi i shumëpritur, në shqip nga Botart rreth Antonio Gramshit, mendimtari me i madh italian i shekullit te XX. Historia prekëse e një personaliteti të trazuar dhe të thellë, të pajisur me një gjenialitet aq depërtues, saqë ishte jashtë kohës së vet, ndoshta edhe jashtë sonës.
Në këtë botim, hap pas hapi, shpaloset jeta e Fajnmanit, një gjeni i papërmbajtshëm, i paimitueshëm, i pazëvendësueshëm, cili u rrit në kohën e Depresionit të Madh dhe mes stuhisë së Luftës së Dytë Botërore, ku mundësia për të pasur një vend në universitet ishte shumë e kufizuar nëse kishe prejardhje hebreje.