Shkelzen Zalli ADA0015
Libër i ri
Ky libër është fitues i çmimit të parë për letërsinë për fëmijë në Panairin e Librit Tirana 2015, dhënë nga juria profesionale, me motivacionin: Për fabulat e gjetura dhe interesante, ku shkrihet loja e thjeshtë me mendimin, për vargjet melodike dhe ritmike si dhe për fjalën e bukur që nxit përfytyrime të drejta tek lexuesit kudo në botë”.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | ADA | |
| ISBN | 9789928362513 | |
Përshtypje nga Prof. Dr. Klara Kodra:
Fabulat e Shkëlzen Zallit janë fabula të gjalla dhe plot jetë dhe që të bëjnë të mendosh. Ato e respektojnë lexuesin, pra janë për një publik jo aq fëmijësh, sa adoleshentë, madje edhe të rritur. Janë fabula realiste ku nuk mungojnë ngjyrat e vrazhda dhe ndeshet lufta e vazhdueshme për ekzistencë. Në to ka edhe një personazh gjithkund të pranishëm por askund të dukshëm” siç e përfytyronte Floberi autorin, pikërisht vetë poeti që buzëqesh, tallet, ironizon me realitetin po beson tek disa vlera që janë e kundërta e antivlerave të ironizuara, lëvizja e përhershme që i kundërvihet të qëndruarit në vend, puna krijuese që i kundërvihet përtacisë dhe mburrjes së kotë, ndjeshmëria që u kundërvihet shpirtthatësisë dhe egoizmit, modestia që i kundërvihet mburrjes.
Në fabulat e Shkëlzen Zallit ndeshet poeti humoristik dhe satirik, vëzhguesi i mprehtë i realitetit, njohësi i shpirtit njerëzor. Aty shprehet poeti edukues i brezit të ri, po edhe poeti i vërtetë që e ka të vetvetishme këngën si bilbili dhe pranon më tepër të tretet nga kjo këngë sesa të kërkojë qetësinë.
| Faqe | 210 |
| ISBN | 9789928362513 |
| Redaktori | Jaho Margjeka |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Klara Kodra |