Tom Kuka (Pseudonim) A-006475
Libër i ri
Duhet fshirë gjëma e madhe e mëkatit që jeta të lulëzojë sërish.
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
Ky është rikthimi i Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, me të cilin lexuesi është njohur në novelën e parë “Hide mbi kalldrëm”. Në një Tiranë “mbretërore” ku gëlon gjirizi, ndyrësia, zallamahia dhe ligësia, është ulur këmbëkryq Flama, mynxyra e madhe, e cila po shkurton jetë e po shuan njerëzinë. Por ndërkaq, ndodh një krim në dukje thuajse i rëndomtë.
Kurbatkës së Bregut të Lumit, që sheh filxhan dhe ua nxjerr në shesh të palarat njerëzve, i kanë prerë grykën me brisk. Di Himës i duhet të zbulojë vrasësin dhe motivet që e kanë shtyrë atë deri në këtë mizori. Të jetë vallë një hakmarrje e thjeshtë? Apo gjëma shkon përtej pafajësisë së një filxhani?
Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre, të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë si banorët e Bregut të Lumit, që prapë mbeten me disa parime brenda për brenda “shthurjes” së tyre.
I ngjashëm me romanin e Konicës “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, Tom Kuka, me stilin e tij, që shkon nga magjikja te realja, rikthehet për të na rrëfyer gjëmën e madhe të mëkatit.
Di Hima, si një tjetër Doktor Gjilpëra, kërkon të gjejë një vrasës, kurse qytetit po i merret fryma nga morti. Tom Kuka mbush karron e tij me trupat e lëngatës së Flamës, ndërsa dikush vret për të mbuluar mëkatin nga rrjedh e gjithë llahtara.
Një metaforë e mrekullueshme për njeriun e sotëm, që po përjeton një pandemi mbarëbotërore, ndoshta për shkak të grykësisë dhe përdhosjes që i ka bërë natyrës dhe vlerave njerëzore.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 120 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Psikologjik |
Ky është romani i parë i autorit shqiptar, që shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Identiteti i tij i vërtetë nuk njihet. Por, nëse iu ka marrë malli për kryeqytetin e viteve ’30, personazhet e tij, jetën dhe mjedisin përreth megjithë koloritin e tij, ky libër konsiderohet tashmë i pashmangshëm
Në një vend diku mes kufijsh, një grusht njerëzish përpiqen të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre, në vendin ku kanë pasur rrënjët e të parëve, nën hijen e së shkuarës, duke u ruajtur nga pabesia e armikut.
Në një kohë të pakohë, kur ligjin e bënte gjashtarja, kur hakmarrja ishte nder dhe dashuria turp, mjafton që ky rend të përmbyset dhe të ndodhë gjëma.
Rrethimi” nuk është një libër historik. Në të janë përfshirë ngjarje të vërteta, të marra nga kronikat e kohës, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën si kanë jetuar shkodranët apo të tjerët që u kapën në grackën e rrethimit. Por kushdo që njeh historinë apo e njeh këtë ngjarje mund të vërejë mospërputhje historike apo “gabime”, fjala vjen personazhe...
Romani përshkruan në mënyrë të pamëshirshme një periudhë të rëndë në historinë e Shqipërisë përmes një galerie personazhesh, që nga banditët e rrugëve e deri te diplomatët e huaj. Në këtë libër përzihen bashkë partizanët, nacionalistët, aleatët, pushtuesit, Sigurimi i Shtetit, bandat e ’97-ës. Shqipëria është në luftë, më pas paqen e kalon si në luftë dhe...