I ri Në gjurmët e tulipanit të zi Shiko më të madhe

Ne gjurmet e tulipanit te zi

Tea Stilton PE0142

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sportive, e vrullshme dhe joshëse, Tea Stiltoni është e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit, gazetës më të famshme të drejtuar nga i vëllai, Jeronim Stiltoni. Librat e Teas rrëfejnë miqësinë dhe aventurat e një grupi prej pesë hulumtuesesh fare të reja: Tea Sisters!

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228925

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Tea Stiltoni, motra e Jeronim Stiltonit është personazh shumë i dashur, sidomos për vogëlushet, me të cilin lexuesi i vogël është njohuri përmes librit “Aventurat e Jeronim Stiltonit”.

Këtë radhë, vajza çapkëne, e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit, gazetës më të famshme të Ishullit të Miushëve, që aq fort ka për zemër udhëtimet dhe aventurën, ka vendosur të rrëfejë në vetë të parë, duke treguar vetë për aventurat e saj dhe të tjerëve.

Të frymëzuara nga aventurat e saj, tipi i saj i hedhur, që e merr në sy rrezikun, e prirur drejt fjalës më të fundit të modës dhe teknologjisë, pesë nxënëse, shoqe të saj vendosin të formojnë një grup dhe ta quajnë Tea Sisters (Motrat Tea).

Këtë herë, rrëfimi i Teas do ta çojë lexuesin e vogël në Holandë, në vendin e tulipanëve, ku pesë shoqet e pandara, ithtare të Tea Stiltonit, do të vihen në ndjekje të gjurmëve të Tulipanit të zi, llojit më të veçantë të tulipanëve, larmia e të cilëve përshkruhet imtësisht në këtë rrëfim.

Lexuesit e vegjël do të mësojnë se Tulipani i zi është njëherësh edhe një nga romanet më të famshëm të shkrimtarit francez me emrin Aleksandër Dyma, prej nga frymëzohen edhe aventurat e pesë shoqeve të pandara.

Me natyrat e tyre të shkathëta, herë-herë tekanjoze dhe gjithnjë të patrembura ndaj rrezikut, këto personazhe pa dyshim do t’ua fitojnë zemrat vogëlusheve lexuese, duke i ftuar të njihen me ciklin në vijim të rrëfimeve të Tea Stiltonit.

Të dhëna

Faqe222
ISBN9789928228925
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë